Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

Në QKUK kanë kërkuar ndihmë 22 të lënduar gjatë natës së Vitit të Ri

Gjatë 42 orëve të fundit në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë gjithsej 22 persona, prej të cilëve një person ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në fshatin Sllatinë, ndërsa, të tjerë janë lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike, gjuajtja me armë dhe përdorimi i mjeteve të mprehta (thikave) gjatë natës së ndërrimit të moteve. Specialisti i mjekësisë emergjente, Avdush Bajgora, bërë të ditur për  KosovaPress se një numër i madh i pacientëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë kanë qenë me lëndime të ekstremiteteve. Disa prej tyre, sipas tij, kanë pësuar edhe amputimin apo këputjen e gishtërinjve, ndërsa, një pacient fatkeqësisht ka humbur syrin.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …