Në Rahovec do të mbahet Festivali ndërkombëtar i muzikës klasike për të rinj

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e festivalit të parë ndërkombëtar të muzikës klasike për të rinj, që do të mbahet në Rahovec në datat 17-19 maj 2016.

Festivalit i është dhënë emri, “Do, Re, Mi-Unë dhe Ti”, ndërsa organizohet me synim të dhënies së mundësive për talentet e reja nga Kosova dhe vendet tjera.

Sipas drejtorit të Festivalit, profesorit të muzikës Naser Dula, në Rahovec pritet të vijnë artistë të rinj nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga viset tjera shqiptare. Por Festivali do të pranojë edhe muzikantë të rinj nga vendet tjera të rajonit të nacionaliteteve të ndryshme.

Festivali organizohet nga Shkolla e Ulët e Muzikës “Faik Sylka” në Rahovec  dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Drejtori i DKRS, Gardalin Shtavica tha se, Rahovecit po i shtohet edhe një aktivitet kulturor me karakter ndërkombëtar, pasi që festivali i folklorit “Anadrinia jehon” po mbahet për të pesëmbëdhjetin vit me radhë në fshatin Dejnë. Mysafir i Festivalit do të jetë profesori Zhani Ciko, Mjeshtër i Madh nga Tirana, si dhe shumë kompozitorë e artistë të tjerë nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …