Airport Adem Jashari
kek
mbpzhr 2018
MIT
Fillimi / Institucionet / Vashat e Kastriotit të Ferizajt  fituese të turneut memorial “Ramadan Rexhepi -Adidasi”

Vashat e Kastriotit të Ferizajt  fituese të turneut memorial “Ramadan Rexhepi -Adidasi”

Në palestrën e sporteve ” Bill Clinton ” në Ferizaj filloi turniri memorial në volejboll kushtuar Ramadan Rexhepit (Adidasi), Sanije Rexhepit, Rexhep Zaskokut dhe Ismet Ramadanit.

Hapjen e këtij turneu e bëri kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai me këtë rast ka vlerësuar tejet lart organizimin e këtij turneu.

Në turneun memorial të Volejbollit për vasha “Ramadan Rexhepi-Adidasi” i cili tashmë tradicionalisht mbahet në Ferizaj, fituese kanë dalë volejbollistet e Kastriotit nga Ferizaj të cilat në finale mposhten vashat e Skenderajt.

Këtë turne e kanë vlerësuar me tone pozitive përfaqësues të Federatës së Volejbollit dhe të institucioneve lokale të pushtetit.

Volejbollistet e Klubit Kastrioti nga Ferizaj kanë dalë fituese të turneut memorial “Ramadan Rexhepi –Adidasi” që u mbajt sot në Ferizaj.

Ato në finale pas një loje të fortë kanë mposhtur vashat e Skenderajt me rezultat 2 me 0 në sete.

Ndeshja finale ka kaluar me një rivalitet të lartë, të cilin e kanë vlerësuar edhe trajnerët e të dyja ekipeve, Vildane Jashari dhe Ylli Kadriu

Lojtarja më e mirë e turneut është shpallur kapitenia e Kastriotit, Albulena Mehmeti .

Ajo ka thënë se të jesh lojtarja më e mirë e këtij turneu është një ndjenjë e veçantë dhe shtytje për suksese tjera.

Turneun në përgjithësi e kanë vlerësuar edhe drejtuesit e pushtetit të Ferizajt dhe Federatës së Volejbollit, duke thënë se krahas avancimit të kësaj loje, ky turne na kthen edhe në momente reflektimi për dëshmorët e kombit.

Në këtë turne kanë merr pjesë katër ekipe, ndërsa në garën për vendin e tretë vashat e klubit të Dritës nga Gjilani, kanë mposhtur vashat e Ferizajt.

Më të mirët janë shpërblyer me medalje dhe kupa.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit ...