Në sallën e Institutit Albanolo

Në sallën e Institutit Albanologjik, u mbajt Akademi përkujtimore, për veprimtarin, Skënder Ibishi

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe të burgosurit politik, Skënder Ibishi, sot në sallën e  Institutit Albanologjik të Prishtinës, u mbajt një Akademi përkujtimore, organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës.

Në fillim të Akademisë, pas fjalës hyrëse të Osman Osmanit, bashkëveprimtar i Skënder Ibishit, për jetën dhe veprën e tij foli, Isuf Ismajli. Ai segmentoi disa të dhëna lidhur me jetën, shkollimin, studimet dhe aktivitetin revolucionar të Skënderit, në shërbim të kombit e Atdheut.

Mes tjerash tha se: “Veçoria pozitive që karakterizonte Skender Ibishin, ishte urtësia dhe respekti që tregonte për ata me secilin person që kishte të bënte ai. Aftësia e tij analizuese, parashikimi i  veprimeve de zhvillimeve jo vetëm në Kosovë e viset shqiptare por edhe në regjion e më gjerë, e bënte atë të jetë nga më largpamësit ndër shokët dhe shoqet bashkëveprimtarë. Krahasuar me veprimtarët tjerë atdhetarë dhe thuaja se të gjithë ne tjerëve, shokëve dhe bashkëveprimtarëve të tij të ish Organizatës dhe në përgjithësi të Lëvizjes atdhetare shqiptar të dekadave të fundit, është se ai gjatë veprimtarisë, vuajtjes së dënimit, angazhimit politik pas daljes nga burgu, aktiviteti politik e shoqëror në mërgim si dhe jeta, puna e angazhimi pas kthimit në Kosovë  arriti të ruajë ekuilibrin njerëzor e raportet e shëndosha njerëzore, edhe kur të tjerët – thënë butë – nuk ishin korrekt. Skënderi megjithatë në çdo situatë ishte tolerant dhe mirëkuptues. Bashkëpunonte pa paragjykuar pikëpamjet e shokëve  dhe përkatësinë grupore e organizative”.     

Në fjalën e tij para të pranishmëve, profesor Ahmet Qeriqi, foli për qëndresën dhe shqetësimet e Skënder Ibishit pas daljes nga burgu dhe në tëra vitet deri në ndarjen  e tij nga jeta.

E shoh të rrugës, që sot këtu, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Skënder Ibishit, i cili ishte dënuar 12-vjet burg ndërsa kishte mbajtur afër tetë vite, ta them publikisht, pavarësisht se jemi duke e përkujtuar atë, dhe ndoshta dikush mendon se kjo çështje nuk do të duhej të hapej, por për hir të së vërtetës duhet pranuar hapur  se jo vetëm njëherë është vënë dyshimi mbi këtë organizatë, edhe pse  kreu dhe pjesëtarët e saj janë dënuar me burg të rëndë për vepra po ashtu penale, për atë që përkufizohej si bashkim dhe veprimtari anti-jugosllave në platformë të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Pavarësisht se si ishin emërtuar këto organizata, emërues i përbashkët i shumicës dërrmuese të tyre, ishte  mbështetja në konceptin marksist leninist për të drejtën e kombeve për vetëvendosje.

Të mos harrojnë se aso kohe, dy të tretat e shteteve të botës përshkoheshin nga kjo ideologji. Për regjimin jugosllav nuk ishte fare me rëndësi se si quhej organizata, qoftë OMLK, PKLMSHJ apo ndryshe, sepse të gjitha ato, pa përjashtim kishin përkrahur kërkesën plebishitare: Republikë-kushtetutë ja me hatër ja me luftë?

Po kështu, duk duhet harruar se në kuadër të kësaj organizate ishin dënuar  disa grupe të rinjsh dhe të gjithë kishin mbajtur qëndrim revolucionar. Më 15 shkurt të vitit 1983 ishte dënuar grupi më i madh për nga numri i organizatave të deriatëhershme, 23 syresh prej 1 e deri në 14 vjet burg.

Fakti se disa nga krerët e organizatës kishin punuar legalisht në organet e shtetit, qoftë edhe në armatën e Jugosllavisë, në asnjë mënyrë nuk nënkuptonte, bashkëpunim apo përkrahje të regjimit. Në një moment të caktuar secili ka marrë qëndrimin e tij.

Skënderi ishte shumë konsekuent në mbrojtjen e së vërtetës, Ai ishte e ndërgjegjshëm se jo të gjithë të burgosurit kishin pjekurinë dhe njohurinë e duhur për të gjykuar drejt, sepse jo të gjithë ishin në nivel arsimor dhe intelektual dhe në nivel moshe  të kuptonin se një organizatë mund të kishte një qëndrim më liberal në dukje, sikur ishte kërkesa e PKMLSHJ-së për krijimin e një republike të Shqiptarëve në Jugosllavi, pa kërkuar fillimisht bashkimin me Shqipërinë….

Veprimtari i mirënjohur,  Hydajet Hyseni, foli në emër të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës. Ai, duke segmentuar  momente të veprimtarisë atdhetare të Skënder Ibishit, veçmas foli për vuajtjeve të tij, psikike e fizike që i kishin  shkaktuar hetuesit serbë në burgjet Jugosllave, sidomos për faktin se duke qenë epror i Armatës së RSFJ-së ishte maltetuar mizorisht dhe shumë fish më tepër se të burgosurit e tjerë. Z. Hyseni paraqiti edhe të dhëna e dëshmi faktike  të vetë kreut, ushtarak, jugosllav të kohës, lidhur me mijëra ushtarë shqiptarë të burgosur, nëpër kazermat anë e kënd Jugosllavisë, veçmas  nga viti 1981 e deri në vitin 1987.  Hydajet Hyseni lexoi edhe disa poezi të Skënder Ibishit  me përmbajtje atdhetare.

Një evokim për jetën në burg me Skënder Ibishin e përkujtoi  dhe shoku i tij i burgut, Avdi Gjata.

Në emër të familjes,  të pranishmit i përshëndeti, Taulant Skënder Ibishi, i cili falënderoi shokët e babait për respektin që kanë shfaqur dhe po shfaqin, në përkujtim  për babanë e tij të dashur e të paharruar.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …