Kryeministri Isa Mustafa

Në seancën e radhës së Kuvendit, më 29 shtator, kryeministrin Mustafa e presin dy interpelanca

Në seancën  e radhës të Kuvendit të Kosovës e cila pritet të mbahet  më 29 shtator, kryeministrin  Isa Mustafa e presin dy interpelanca. Ky vendimi është marrë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Njëra nga interpelancat e kryeministrit Mustafa është thirrur sipas kërkesës së deputetit, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Kosovës. Ndërsa interpelanca tjetër është  thirrur sipas kërkesës së deputetit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …