Krimet Serbe ne Kosove

Në Serbi jetojnë mbi 3.000 të dyshimtë për krime lufte në Kroaci, Bosnjë Herecegovinë dhe në Kosovë

Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të drejtën humanitare, Sandra Orloviq, është cituar të ketë deklaruar se në Serbi jetojnë mbi tre mijë të dyshimtë që kanë bërë krime të rënda lufte në Kosovë, Bosnjë e Kroaci. Duke u bazuarv në numrin e të aktakuzave në pesë vjetët e fundit, Serbia është bërë oazë e mos dënimit për krime lufte. Orloviq  në intervistën për gazetën e Beogradit ”Danas” ka thënë se sipas vlerësimit të saj, në Serbi jetojnë të paktën 3.000 persona të dyshimtë për kryerje krimesh të rënda në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Orloviq ka shtuar se ish – prokurori serb për krime lufte Vladimir Vukçeviq, para përfundimit të mandatit ka deklaruar se vetëm në Beograd jetojnë 80 të dyshimtë për krime lufte. Orloviq ka vlerësuar se mos zgjedhja e prokurorit të ri për krime lufte tregon se pushteti politik përpiqet që procedimin e krimeve të luftës ta zbresë në minimum.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …