Në Serbi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, krahinore dhe parlamentare

Në Serbi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme locale, krahinore dhe parlamentare. Ato kanë filluar në ora 7.00 të mëngjesit dhe do të vazhdojnë deri në ora 20.00. Zgjedhjet po mbikëqyren nga 5 mijë e 587 vëzhgues ndërkombëtar dhe vendas. Ato po mbahen në 8 mijë e 273 qendra të votimit. Në këto zgjedhje po marrin pjesë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore me dy lista zgjedhore. Njohësit e rrethanave politike kanë shfaqur brengën e tyre se marrja pjesë me dy lista, ndan në dysh elektoratin shqiptar atje dhe kjo mund t’i lë ata pa asnjë përfaqësues në Kuvendin e Serbisë, për shkak të marrjes së votave të pamjaftueshme për të siguruar ulëse në kuvend. Partitë të cilat priten të marrin më së shumti vota atje janë  Partia Përparimtare Serbe (SNS), që drejtohet nga presidentit actual i Serbisë Aleksander Vuçiq, koalicioni i partive opozitare si dhe Partia Socialiste të ish-ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, e cila është partnere në koalicion me Partinë Përparimtare Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …