leoni

Në shënimin e Epopesë së UÇK-së, në Malishevë, bëhet thirrje për unitet kombëtar

Me aktivitete të ndryshme Komuna e Malishevës po shënon 26 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, aktivitete që kanë filluar ditë me parë, e që po vazhdojnë edhe sot, ndërsa aktivitetet shënohen nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur një mbledhje solemne, ku është folur për rëndësinë e Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për sakrificën sublime të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari, si dhe për jehonën e kësaj beteje të zhvilluar me 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz. Po ashtu në fjalimet e rastit, u bë thirrje për unitet kombëtar, si dhe u kërkua lirimi i bartësve të luftës, të cilët po gjykohen padrejtësisht.

Në fjalën e tij, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, pasi ka folur për rëndësinë e 5,6 dhe 7 Marsit të vitit 1998, ngjarje e cila është unike në botë, kur një ushtri e tërë lufton kundër një familjeje, luftë e cila zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe mori përmasa të gjëra. “Kjo sakrificë e komandantit legjendar, pati jehonë të madhe, pasi mobilizoi tërë kombin që të ngritët në luftë për liri, luftë e cila më pas arriti të ndikoj edhe në botën demokratike dhe përfundimisht populli shqiptar i Kosovës, të çlirohet dhe të jetë një vend i lirë, sikur të gjitha kombet tjera”, tha mes tjerash Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e tij, tha se “kjo ngjarje ishte fillimi i fundit të robërisë shekullore për shqiptarët dhe lufta e familjes Jashari dhe e Komandantit Legjendar Adem Jashari, ishte motiv për popullin shqiptar në luftë për liri, dhe lufta e UÇK-së, ishte kurorëzimi i përpjekjeve shekullore për liri”. Kryetari i degës së OVL të UÇK-së, Metush Kryeziu, duke folur për epopenë e lavdishme të UÇK-së dhe rolin e Komandantit Adem Jashari, tha se “populli shqiptar ka dy figura dy figura të mëdha dhe dy ngjarje të mëdha, Skënderbeun dhe kthimin e tij në Krujë dhe Adem Jasharin dhe Epopenë e UÇK-së”. Më pas, sot janë bërë homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz.

Po ashtu, janë mbajtur dhe po mbahen edhe aktivitete tjera kulturore dhe sportive, në kuadër të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri hamza

Bedri Hamza: Diskutimet për ekonominë dhe zgjedhjet e parakohshme, prioritet i PDK-së

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, thekson rëndësinë e diskutimeve mbi çështjet …