Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Shqipëri, Evis Kushi ka njoftuar për shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor

Në Shqipëri shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 27 shtator 2021

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi, ka njoftuar për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor. Përmes një njoftimi për medie, Ministrja e Arsimit në Shqipëri bëri të ditur se viti i ri shkollor nuk do të nis më 13 shtator, por më 27 shtator. “Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021″, tha ajo. Mësimi plotësues që fillon më 1 shtator, nuk është i detyrueshëm për nxënësit.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …