Gjykata

Në Shqipëri do të aplikohet e drejta për të zëvendësuar dënimin me burg me një shumë të hollash

Në Shqipëri do të aplikohet e drejta për të zëvendësuar dënimin me burg me një shumë të hollash. Kush paguan 5 000 lekë për një ditë burgim do të fitojë lirinë. Ky është plani i ri Ministrisë së Drejtësisë për të ulur numrin e të dënuarve në burgje. Me qëllim që të mos përfitojnë baronët e drogës, të dënuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore apo personat që sapo janë dënuar për vepra të rënda penale, është parashikuar një kategori e caktuar, e cila mund të përfitojnë. Konkretisht, të dënuarit deri në tre vjet apo të dënuarit që ju ka mbetur edhe 3 vjet burgim, mund të paguajnë 5 000 lekë për çdo ditë burgim të mbetur dhe të gëzojnë lirinë.

Pra, një i dënuar, të cilit i kanë mbetur edhe 3 vjet burg, për të lënë qelinë, duhet të paguajë 5.4 milionë lekë. Kështu parashikon projektligji për disa ndryshime në Kodin Penal, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Nisma pritet të shqyrtohet dhe miratohet gjatë sesionit të ri parlamentar. “Të gjithë ato persona që janë dënuar me burgim deri në 3 vjet apo që u kanë mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet burgim, mund të kërkojnë ta zëvendësojnë dënimin e mbetur me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur 5000 lekë për një ditë burgim. Në këtë rast, dënimi konsiderohet i shlyer”, thuhet në nenin 5 të projektligjit, i cili shton këtë paragraf pas paragrafit të parë të nenit 53/a të Kodit Penal në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte  zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …