Në Shtime rivarrosen trupat e dëshmorëve: Fadil Rashiti, Kadri Ademaj, Hafir Bajrami, Arben Hyseni dhe Xheladin Xheladini

Në Shtime rivarrosen trupat e dëshmorëve: Fadil Rashiti, Kadri Ademaj, Hafir Bajrami, Arben Hyseni dhe Xheladin Xheladini

Komuna e Shtimes njofton se në bashkëpunim me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Dega në Shtime, sot në orën 16:00 do të bëhet rivarrimi i trupave të pesë  dëshmorëve të UÇK-së të rënë me 14.12.1998 në Betejën e Pashtrikut. Janë bërë të gjitha përgatitjet për rivarrimin dëshmorëve: Fadil Rashiti, Kadri Ademaj, Hafir Bajrami, Arben Hyseni dhe Xheladin Xheladini. Rivarrimi do të bëhet nga varrezat e dëshmorëve në Polac për në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Shtime dhe se për këtë është duke u kujdesur Këshilli Organizativ, i cili është angazhuar për zhvendosjen e dëshmorëve nga Polaci i cili është formuar me një vendim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me 8 maj. Këshilli Organizativ udhëhiqet nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe është formuar me qëllim të bartjes së dëshmorëve nga Polaci për në varrezat e dëshmorëve në Marinë, mirëpo familjarët e dëshmorëve të Shtimes kanë marrë vendim që dëshmorët të rivarrosen në varrezat e Dëshmorëve në komunën e Shtimes.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …