Në tërë Evropën është ndërmarrë një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, drogës, emigrantëve e qenieve njerëzore

Në tërë Evropën është ndërmarrë një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, drogës, emigrantëve e qenieve njerëzore

Një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve apo dhe trafikimit të qënieve njerëzore dhe rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore është ndërmarrë në të gjithë Europën dhe jo vetëm. Operacioni u ndërmor në kuadër të  “Ditëve të Veprimit të Përbashkët EMPACT në Evropën Juglindore dhe u mbështet nga Europol, Euroxhast, Frontex, INTERPOL si dhe një sërë strukturash ndërkombëtare. Operacioni u ndërmor në 26 vende në të gjithë Evropën midis 13 dhe 18 nëntorit të këtij viti dhe përfshiu edhe kontrollet e intensifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe operacione speciale në vendet e përfshira, njofton Europoli. Spanja koordinoi aktivitetet operacionale, ndërsa EUROPOL-i koordinoi shkëmbimin e informacionit operacional ndërmjet palëve të përfshira. Më shumë se 22 mijë oficerë u angazhuan në operacion. Operacioni u koordinua nga një qendër ndërkombëtare e krijuar në Shkup, Maqedoni të Veriut, ku oficerët që përfaqësonin këto autoritete ishin të pranishëm për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për t’iu përgjigjur nevojave operacionale në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …