Në Tiranë, mbyllet ekspozita kushtuar dëshmorëve të UÇK-së, nga Shqipëria

Veprimtari e juristi Alban Hajdarmataj më informoi se Ekspozita e hapur në hollin kryesor të Muzeut Hiostorik Kombëtar, në kryeqytetin Tiranë, do të mbyllej. Prandaj shpejtova për atje të takoja autorët e saj dhe të njihesha nga afër me përmbajtjen  dhe se si funksionoi ajo, në datat 15-17 shkurt 2013. Të dy miqtë e palodhur nga Prishtina,  juristin S.Thaçi  dhe etnografen G. Zogaj, i gjeta aty. Gjithashtu, ndodhej punonjësi e organizatori i palodhur i Muzeut, Fradi Gusho. Së bashku, shprehëm kënaqësinë për takimin tonë, kur po binte sipari i kësaj Ekspozite.  Sigurisht, duke i lënë radhë njëri-tjetrit, ata më informuan shkurtimisht për qëllimin e përgatitjes dhe mbajtjen çelur këtu, gjatë tri ditëve.
Që në periudhën afrimit të 100-vjetoritë shpalljes së Pavarësisë,  me arsyetimin se kjo festë, në Kosovë, tani do të ishte e pamundur pa luftën dhe gjakun e derdhur edhe nga mjaft dëshmorë e luftëtarë të lirisë, nga Republika e Shqiprisë, ata nisën me vrull punën për jetësimin e  projektit të tyre. Pra, dëshironin që t’ua bënin sa më të të njohura bashkatdhetarëve, përmes fofografive, emrat e dëshmorëve të rënë në fushën e betejave për çlirimin e Kosovës dhe të personave të tjerë, që dhanë jetën e tyre, si pasojë e saj.
Dhe ja, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës të Kosovës, në Tiranë dhe të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve të Republikës së Shqipërisë, arritën që atë ta përgatisnin dhe ta hapnin, në pragun e 5-vjetorit të shpalljes së Kosovës Republikë dhe shtet i pavarur demokratik.
Në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës ishin të pranishëm  familjarë të dëshmorëve të UÇK-së nga Shqipëria dhe të rënëve gjatë luftës e veteran. Gjithashtu, ndodheshin ambasadori i Republikës së Kosovës, Sylejman Selimi, drejtori i Muzeut Historik Kombetar, prof.dr. Luan Malltezi, punonjës të aritit e kulturës e tjerë. Për përmbajtjen e kësaj Ekspozite foli Safet Thaçi. Ai theksoi se ajo ishte një nderim modest për sakrificën më të lartë të këtyre bashkatdhetarëve, që  Kosova të çlirohej njëherë e përgjithmonë nga regjimi i egër serb dhe atje të vinte liria, aq shumë e dëshiruar. Ndër të tjera, theksoi se: “Ky realitet,  tanimë i krijuar, nuk do të ishte i mundur,  pa Luftën e lavdishme të UÇK-së,  pa ndihmën e vëllezërve dhe motrave tona nga Shqipëria. Pas një shekulli, ata ndoqën rrugën e Isa Boletinit me shokë, si: Tahir Sinani, Indrit Cara,  Halit Coka, Bylbyl Breçani, Lefter e Ndriqim Koxha,  Skerdilajd Llagami  e shumë të tjerë, që u flijuan në tokën kosovare, përkrah Adem Jasharit, Fehmi e Xhevë  Lladrofcit, duke përligjur mundin e  Azem e Shotë Galicës,  amanetin e Shaban Polluzhës, idealin e Hasan Prishtinës, fjalën e Idriz Seferit dhe përpjekjet e çdo shqiptari. Ata dhanë edhe pikën e fundit të gjakut të tyre,  vetëm e vetëm që populli shqiptar i Kosovës të niste dhe të fitontë betejën tjetër të madhe e historike, atë të  lirisë e pavarësisë dhe të shtet-ndërtimit  e të demokracisë”.
Ekspozita u vizitua nga shumë banorë të kryeqytetit Tiranë, ndër të cilat ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve të Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi.
2.
Për mbledhjen e fotografive të kësaj Ekspozite ndihmuan shumë familjarë dhe bashkatdhetarë.  Fotot e eskpozuara ishin të mëdha e me ngjyra, duke evidentuar portretin fizik trimëror të luftëtarëve të lirisë. Në të ardhmen, do të bëhën përpjekje  për ta siguruar edhe 13 fofografi të të rënëve, që mungojnë. Me punën e bërë nga G.Zogaj e S.Thaçi, u siguruan gjithësej 59 fotografi. Dëshmorët e të rënët janë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, si nga Tropoja, Hasi e Kukësi, por dhe nga Tirana, Berati, Kavaja, Librazhdi e Skrapari.
Ky çift nga Prishtina edhe më parë e ka dëshmuar përkushtimin e tij. Duke vlerësuar lart shpirtin vetëmohues të studentëve kosovarë, që humbën jetën në aksidentin tragjik të Fushë-Arrësit, kanë publikuar librin “15 lulë, që nuk vyshkën kurrë”. Ndërsa e kanë dërguar në shtyp edhe  një libër tjetar, i cili u kushtohet pikërisht dëshmorëve e të të rënëve, nga Shqipëria, në luftë për çlirimin e Kosovës. Ky libër publikohet nga SHBA “Sas” e Prishtinës dhe përurimi parashikohet të bëhet me rastin e 15-vjetorit të daljes publikisht të UÇK-së, pra më 5 mars 2013.
…Në mbyllje të këtyre pak radhëve, duke marrë parasysh përkushtimin në përjetesimin e traditave tona athetare e liridashëse, i përgazojmë, i falënderojmë dh i urojmë nga zemra, për për punën e palodhur të tyre, me fjalët e zemrës: “Ju lumtë,  Ganimete Zogaj e Safet Thaçi!”
Tiranë, 18 shkurt 2013
Per faqen Kulturore.
me respekt autoret e ekspozites:
S. Thaci dhe G Zogaj
_____________________
Prof. MURAT GECAJ
publicist e studiues-Tiranë

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …