leoni

Në vendkalimet Shqipëri-Kosovë, në muajt qershor, korrik e gusht, kishte më shumë se 3 milionë hyrje dalje

Në vendkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë, në tre muajt e verës 2016, qershor, korrik e gusht, kishte më shumë se 3 milionë e 90 mijë (gjithsej 3.092.099) hyrje-dalje të personave, 9,9 për qind më shumë krahasuar me verën 2015, kur kishte 2.813.550 hyrje-dalje. Gjatë gushtit 2016 kishte më shumë se 1 milion e 400 mijë, gjithsej 1.413.171) hyrje-dalje të personave, 10 për qind më shumë në krahasim me gushtin 2015, kur kishte 1.273.843 hyrje-dalje. Statistikat i bëri të ditura të premten zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Po sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vendkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë korriku i vitit 2016 shënoi më shumë se 1 milion e 164 mijë (gjithsej 1.164.105) hyrje-dalje të personave, 12 për qind më shumë në krahasim me korrikun 2015, kur kishte 1.033.148 hyrje-dalje. Ndërsa qershori i vitit 2016 shënoi më shumë se gjysmë milioni (gjithsej 507.886) hyrje-dalje të personave, 1,52 për qind më shumë në krahasim me qershorin 2015, kur kishte 500.288 hyrje-dalje.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …