Në vigjilje të festës së “17 Shkurtit”, DKA në bashkëpunim me DKRS në Deçan, organizuan gara në recitim në nivel komunal

Në vigjilje të festës së “17 Shkurtit”, DKA në bashkëpunim me DKRS në Deçan, organizuan gara në recitim në nivel komunal. Fillimisht u bë promovimi i revistës “Tradita” botuar nga SHFMU “Isa Boletini”, Isniq. Fillimisht drejtori i shkollës Shaban Mehmetaj i njoftoj të pranishmit për rendësin e revistës dhe mundësitë që të botohen shkrimet nga vetë nxënësit e shkollës. Mehmetaj ju dhuroj të pranishmëve nga një revistë dhe inkurajoj kolegët e vetë që ta ndjekin shembullin e tij. Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj ju uroj dymbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë të pranishmëve edhe në emër të Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. I uroj nxënësit garues për sukseset e treguara në shkollat e tyre dhe fituesit e kësaj gare që ishin shembullorë në prezantimet e tyre. Gjithashtu i njoftoj fituesit nga të gjitha garat e mbajtura dhe që do të mbahen në nivel komunal dhe më gjerë, mirënjohjet do tu ndahen më rastin e Ditës së Çlirimit të Deçanit – 16 Qershor. Juria në përzgjedhjen e fituesve ishte e përbërë nga, Profesori në pension Bajram Tafa, publicisti, shkrimtari deçanas Ali Gecaj, Profesori i Gjuhës Shqipe Lan Hyla dhe zëdhënësja e Komunës se Deçanit Yllarta Thaqi.

Nxënësit fitues janë:

Cikli fillor

  1. Ilirida Krasniqi, klasa IV, SHFMU “Rexhep Kadrijaj” vendi parë

  2. Loresa Lokaj, klasa IV, SHFMU “Dëshmorët e Vokshit” vendi dytë

Cikli i mesëm i ulët

  1. Lorena Dabiqaj, klasa IX “Sylejman Vokshi”, vendi parë

  2. Diona Aliçkaj, klasa IX “Maxhun Çekaj”, vendi dytë

  3. Filize Kadrijaj, klasa IX “Lidhja e Prizrenit”, vendi i tretë

  4. Melisa Tahiraj, klasa VI “Bajram Curri”, vendi katërt

  5. Elita Ahmataj, klasa IX “Isa Boletini”, vendi pestë

Ndërsa pa konkurrent nga SHMP “Tafil Kasumaj” është nxënësi:

– Arbi Dobraj, klasa X-të

Nga 20 shkolla të komunës së Deçanit, garuan me nxënësit e tyre 15-të shkolla.

Suksese të vazhdueshme për të gjithë nxënësit!

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …