Në Vilnius të Lituanisë, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë iu ka dhënë përkrahje e plotë për shtendosjen e situatës në veri

Drejtori  ekzekutiv i Këshillit Joqeveritar për Politika Strategjike me seli në Beograd, Nikolla Lluniq,  ka deklaruar  se në Samitin e NATO-s që u mbajt më 11 dhe 12 korrik në Vilnius të Lituanisë, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i është dhënë përkrahje e plotë dhe janë ftuar të dyja palët që ta shtendosin situatën në veri. I pyetur nëse pret që përfshirja më e madhe e NATO-s të ndikojë më shumë në këtë drejtim ai veçoi se Aleanca nuk do të lejojë asnjë incident, rritje të tensioneve apo krizë në Ballkanin Perëndimor. Lluniq tha se takimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiq me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është i mirëseardhur jo vetëm për interesat kombëtare të Serbisë, por edhe për të gjithë rajonin. Është mirë të shkëmbehen jo vetëm informacione për trupat, por edhe informacione të inteligjencës dhe sa më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë, aq më mirë për qytetarët e Serbisë dhe gjithë rajonin, tha Lluniq.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …