Në Viti po mbahet Panairi për ruajtjen e vlerave tradicionale

Është hapur panairi dy ditor në Viti, që mbahet për të dhjetën herë me radhë për ruajtjen e vlerave tradicionale, e që po organizohet nga Drejtoria e Bujqësisë, Grupi Lokal i Veprimit “Vitia”, dhe organizata IKC. Në hapjen e këtij panairi, kryetarja e Grupit Lokal të Veprimit, Fadile Demelezi, theksoi se Grupit Lokal i Veprimit ka filluar veprimtarinë nga viti 2009, kur u organizua edhe panairi i parë, e që për qëllim kishte të ndryshohet imazhi i Komunës së Vitisë. “Vitia si komunë dhe rajon me shekuj njihet si kultivuese e vlerave të pakrahasueshme tradicionale në shumë fusha, por më shumë njihet për prodhimet bujqësore siç janë kulturat lavërtare, pemëtaria, perim-kultura, bletaria dhe blegtoria, si dhe atë të trashëgimisë kulturore. Andaj Organizimi i këtij panairi është për qëllimin më të mirë që këto vlera të trashëgohen edhe në të ardhmen. Organizimi i këtij panairi, do të ishte i pamundur pa një mbështetje të fuqishme të institucioneve të komunës së Vitisë”, ka thënë Demelezi. Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi, morri pjesë edhe drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Arlinda Sahiti, si dhe Agron Arifi përfaqësues i IKC-së.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …