Në Vjenë të Austrisë mijëra shqiptarë kanë kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt nga izolimi në Francë

Në Vjenë të Austrisë mijëra shqiptarë kanë kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt nga izolimi në Francë

Në sheshin kryesor të Vjenës, mijëra shqiptarë nga vendet e Evropës kanë protestuar kundër mbajtjes në Francë, të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ata kanë mbajtur në duar flamuj kuq e zi dhe pankarta, duke brohoritur emrin e ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, gjatë kohës së luftës. Protesta në mbështetje të Haradinajt janë mbajtur në shumë qytete të Evropës,madje edhe në Amerikë. Ai po mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij viti, ku u ndalua nga INTERPOL-i në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Qeveria e Serbisë qysh në vitin 20o4. Vendimi për lirim u shty dy herë nga gjykata e Francës. Herën e fundit, është vendosur që data 6 prill të jetë dita e seancës ku pritet të merret një vendim përfundimtar  për lirimin e Ramush Haradinajt.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda kërkon vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas caktimit të 16 shtatorit si datë për …