Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: Rezultatet nuk pasqyrojnë vullnetin real të diasporës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka shprehur dyshime për procesin e votimit të diasporës, duke pretenduar se rezultatet nuk pasqyrojnë vullnetin real të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Gjini tha se votat e diasporës, sipas tij, janë “patronazhuar”, duke pretenduar se në disa raste fletëvotimet janë mbledhur nga persona të caktuar, ndërsa për disa votues ka pasur edhe përfitime materiale. Ai u shpreh se nuk beson që diaspora ka votuar në përqindjen që tregojnë rezultatet zyrtare, duke shtuar se komuniteti shqiptar jashtë vendit meriton një proces të lirë dhe transparent. Deklaratat e Gjinit vijnë në një kohë kur rezultatet e zgjedhjeve ende nuk janë certifikuar dhe procesi zgjedhor vazhdon të jetë objekt diskutimesh në skenën politike.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda kërkon vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas caktimit të 16 shtatorit si datë për …