Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas shtyrjes së shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke kritikuar ashpër procesin në gjykat[n speciale në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza tha se shtyrjet e njëpasnjëshme të vendimit përfundimtar kanë dëmtuar besimin në Gjykatën Speciale, duke pretenduar se ajo po vepron më shumë si instrument politik sesa si institucion që garanton drejtësi. Ai u shpreh se ish-krerët e UÇK-së po vazhdojnë të mbahen në paraburgim përmes një procesi që e cilësoi të padrejtë dhe të pafund, duke shtuar se zgjatja e paraburgimit është shndërruar në një dënim në vetvete. Hamza theksoi se çdo shtyrje e re është e papranueshme dhe se data e caktuar, 16 shtatori, është tepër e largët për t’i dhënë fund, sipas tij, padrejtësisë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
