Daniel Serwer: Kosova është vendi më pro-amerikan në botë

Profesori amerikan Daniel Serwer ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Serwer e cilësoi Kosovën si vendin më pro-amerikan në botë, duke vlerësuar lidhjet e ngushta ndërmjet dy vendeve. “Duke shijuar festimet e 4 Korrikut në kryeqytetin e vendit më pro-amerikan në botë!”, shkroi ai. Deklarata e profesorit amerikan vjen në ditën kur në Kosovë u organizuan aktivitete të shumta për shënimin e festës kombëtare të Shteteve të Bashkuara, duke reflektuar marrëdhëniet e afërta mes Prishtinës dhe Uashingtonit.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda kërkon vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas caktimit të 16 shtatorit si datë për …