Në Vushtrri organizohet Akademi përkujtimore kushtuar 77 martirëve të vrarë e masakruar nga forcat serbe 20 vite me parë

Në Vushtrri organizohet Akademi përkujtimore kushtuar 77 martirëve të vrarë e masakruar 20 vite me parë

Sot bëhen 20 vjet nga Masakra e Vushtrrisë ku brenda pak orësh në këtë qytet jeta e dhjetëra personave u ndërpre nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Më 22 maj të vitit 1999 në qytetin e Vushtrrisë u vranë në mënyrën më çnjerëzore 77 shqiptar, derisa një tjetër ende është në listat e të zhdukurve. Të njëjtën ditë u plagosën shumë qytetarë, e po ashtu nga forcat serbe u arrestuan edhe qindra të tjerë. Personat e vrarë dhe të masakruar nga forcat serbe u dërguan në varrezë masive në poligonet ushtarake Beograd, për t’u zbuluar disa vite më vonë. Për të kujtuar këtë ngjarje, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot organizohet Akademi përkujtimore kushtuar martirëve të rënë para 20-vitesh. Akademia do të mbahet në gjimnazin “Eqrem Çabej” në orën 11:00, ndërsa paraprakisht do të bëhen homazhe te memoriali dhe varrezat e martirëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …