Fadil Vokrri

Nebih Rexhepi: Fadil Vokrri dy herë më bëri të qajë pas lufte

Lajmin për vdekjen e Fadil Vokrrit e mora me dhembje të thellë, sa që e kam të vështirë ta përshkruaj me fjalë. E kam të vështirë sepse kemi qenë të një gjenerate, pastaj disa herë kam luajtur me të, si nxënës të shkollës fillore në Besianë (ish Podujevë). Unë kuptohet isha inferior ndaj tij, por ishte një kënaqësi të ishe pranë tij. Sepse qysh në fëmijëri ai luante futboll dhe nuk zgjidhte fushë apo kushte se ku të luaj. Kjo gjason sikur shumë futbollist yje të botës karrierën e tyre nisnin pikërisht nëpër rrugë dhe fusha tejet modeste.

Llapi njihet për heroizëm dhe patriotizëm, ku kulminacionin më ta madh e arriti pas demonstratave të viti 1981, ku masiviteti më i madh ishte po nga këtu. Por është një fenomen dhe quditësirë e pa kuptimët që edhe sot e kam të pa qartë se si pas luftës së dytë Botërore ishte një urrejtje e pa justifikuar ndaj llapjanëve dhe Llapit në përgjithësi. Gjatë kësaj periudhe LLapi ishte visi më i pa zhvilluar në Kosovë, vetëm pse ishin më patriotët në Kosovë. Mirëpo kjo urrejtje disi zbutej nga pakë sepse Simboli i Rezistencës dhe Legjenda e gjallë kombit, Adem Demaçi ishte nga ky regjion. Mirëpo pas demonstratave të v1981 kjo urrejtje filloi të shuhet gradualisht.

LLapit krenarinë pas v1981 ia ngriti pikërisht Fadil Vokrri tani i ndjer, kur kaloi si futbollist në KF Prishtina. Ardhja e tij këtu për shumë kë në atë kohë ishte një senzacion, shumë syrësh madje ishin edhe skeptikë për aftësit e tij nga talenti, madje kishte të atillë që e quanin me fjalë ofenduese “llapqinë”. Por pasi e njihja talentin e tij që më parë, e dinja mirë se Fadil Vokrri do ia dali edhe kësaj sfide. KF Prishtina në atë kur Fadil Vokrri u bë lojtar i saj, bënte gara në ligën e dytë të ish Jugosllavisë, pa ambicie për tu ngritur në rang më të lartë atë në ligën e parë, e cila duhët pranuar ishte një ligë me prestigj mjaft të lartë në Evropë. Shumë shpejtë vie ndeshja e parë në Prishtinë kundër një ekipi serb nga T.Uzhica e atëhershme. Ai ekip ishte mjaftë i fortë, deri pak para mbylljes së kësaj ndeshje ekipi serb udhëheqte me rezultat 1-0 , duke mos pasur më as një shansë për ndryshim rezultati ish trajneri i atëherëshëm Bella Pallfi e fut në lojë Fadil Vokrrin. Ky ishte momenti më rëndësishëm i tij, sepse ishte ai momenti për të: “të jesh, apo të mos jesh”. Ndodhi mrekullia, Fadil Vokrri në 10minutat e fundit arrin ta përmbys rezultatin nga 1-0 në 2-1. Ku nga këtu Prishtina hapë një rrugë të re, dhe një ëndërr që vetëm ata të gjeneratës së tij dhe timës e dinë.

Me vazhdimin e kampionatit, Fadil Vokrri e shpie Prishtinën në garë për të hyrë në ligën e parë. Kjo rrugë kishte shumë sfida dhe labirinte të pa imagjinuara politike, por të gjitha këto me letësi i përballonte. Para mbylljes së kampionatit të ligës së dytë, në garë mbesin Prishtina dhe Teteksi i Tetovës i mbushur me serbo-maqedon, secili më çetnik se tjetri, ku shquhej për të keq një serb nga kosova Luba Cvetkoviqi të cilin po ashtu një llapjan tjetër i ndjerë Favzi Rama  e pat lënë pa frymë-marrje. Para kësaj ndeshje, mbretronte një optimizëm sa i madhë aq edhe një droj e madhe, nuk ishte as pakë e lehtë. Nisur nga ky optimizëm dhe ankth tek simpatizantët e flakët të Prishtinës, futbollistët patën organizuar një takim me këta simpatizues. Ishte ditë e Premte pritej e Dielja vendimtare, shumë simpatizant ishin mbledhur për tu bërë pyetje lidhur me ndeshjen e së Dielës, në mesin e tyre isha edhe unë , por mua mua nuk më punonte as goja e as fjala. Filluan pyetjet së pari e pyetën të ndjerin Favzi Rama: “je i lënduar a do të lush të Dielën”, llapjani iu përgjegj: “nëse e lypë nevoja, edhe pa këmbë kam për të luajtur”. Unë qava. Pyetja tjetër iu drejtua Fadil Vokrrit edhe ai dha përgjegje të prerë në stilin e LLapit: “do të fitojmë”. Shumë shpejtë erdhi e Dielja pranëverë Shqipëtare, me të filluar ndeshja Teteksi filloj lojën me një brutalitet të njohur, mirëpo Fadil Vokrri ishte aq i vendosur sa që nuk binte në provokime të tyre dhe vetëm priste momentin për të shënuar Gol. Luhej minuta e 15-të, para 16-shit të Teteksit Ramadan Cimili e shërben Fadil Vokrrin, ai me dorën e majtë e mbanë kundërshtarin, kurse këmbën e djatht e merr topin, e driblon dhe i afrohët portës së kundërshtarit shuton në stilin e tij dhe GOL i mrekullushëm i tij. Moment që vështirë harrohët.

Fadil Vokrri u shëndërrua në një hero të futbollit i cili me sukses e udhoqi Prishtinën drejt ligës së parë. Në ndeshjen e dytë të kësaj lige pritej të vij Partizani i Beogradit, kampion në fuqi. Edhe kjo ndeshje ishte me rëndësi të jashtëzakonëshme, sepse shumë kush në atë kohë e quanin këtë ndeshje siku nxënësi të luaj me profesor, imagjinojeni çfar dallimi. 5orë para se të fillonte loja stadiumi ishte mbushur me Armatën Shqiptare e përbërë nga dyzetmijë spektator, me gjeneral futbollistin Fadil Vokrri. Me të filluar ndeshja dush i ftohët në stadiumin e Prishtinës, Partizani i Beogradit udhë-heqë me 1-0. Spektatorët ngelën pa frymë marrje, mirëpo në ato qaste në anën lindore të stadiumit ku ishin të vendosur tifozët nga Llapi u ngritën në këmbë duke brohoritur: “Prishtina, Prishtina…”. Partizani ishte i vendosur se do ta mposhti Prishtinën. Mirëpo këshu nuk mendonte Fadil Vokrri i cili duke e dribluar në mënyrën më briliante ish mbrojtësin më të mirë të asaj kohe L.Radanoviç e shënon golin e fitorës, shpërthen një erupsion vullkanik çfar vetëm spektatorët Shqipëtar dinë ta bëjnë. Personalisht e mbaj mendë atë moment, ku edhe sot e kam të freskët atë gol. Nga ky moment Fadil Vokrri hynë në Histori të futbollit Kosovar dhe më gjërë, për tu bërë legjendë e futbollit.

Fadil Vokrri pasi ushqua si futbollist, ai karrierën e vet e vazhdoi së fundmi edhe si kryetar i federatës së futbollit të Kosovës. Ku i kishte vërë vetes një barrë që as kush nuk do ia dilte. Synimet e tij ishin ta dërgoi Kosovën në UEFA dhe FIFA. Ishte kjo një sfidë mjaftë e pa arritshme, por ai ka qenë i tillë aty ku ka hy, edhe ka dalë Kokë-Lartë. Për tu pranuar në UEFA ishte diq e pa imagjinuar sepse ishte kusht që ai shtet fillimisht duhej tëishte i pranuar në OKB, por muk ishte vetëm kjo pengesë, aty ishte edhe pengesa tjetër Mishel Pllatini( Millinko Pllatiniç), por për fat ky u zu në afera korruptive dhe u detyrua jap dorëheqje. Vjen Infantino, i cili doli të jet njeriu më meritor për pranimin e Kosovës në këtë organizëm. Vije ai momenti më historik për Kosovën, unë pasi e njihja vendosmërinë e Fadil Vokrrit e përcillja fizionominë e tij dhe i kisha të informacionet e duhura. Fillon votimi, ishte tejet shqetësuese sepse lipsej 2/3-tat e votave, për një votë kjo nuk u arrit. Ishte një situat për njohësit e futbollit tejet shqetësuese, mirëpo në skenë del përsëri presidenti i UEFAS Infantino dhe jep një sqarim shtesë se si Kosova mundë të shkoi edhe në një votim të dytë. Në ato qaste kur e pash Fadil Vokrrin e gëzuar unë qava me lot. Por, kjo vdekje e pa mëshirëshme e pa pritur më gjeti të pa përgaditur psiqikishtë, dhe për herë të dytë nuk po mund ti ndali lotët. Për herë të fundit po shprehem: “Zoti bëftë mëshirë për ty Fadil Vokrri”.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …