Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Makron “meriton” çmimin Nobel

Ka vite që “Çmimi Nobel”, sipas shumë ekspertëve është politizuar, por ndarja e këtij çmimi këtë vit  e tregoi veten sikur të jetë veshur lakuriq.

Dhe jo vetëm këtë vit por edhe shumë herave të tjera kjo akademi, ka vepruar kundër shqiptarëve dhe muslimanëve të Bosnjës. Është e udhës fillimisht të kujtohet dhënia e “çmimit Nobel” një antishqiptari Ivo Andriç. Për të kulmuar me mos dhënen e këti çmimi Ismail Kadaresë, ku tanimë po dihet se është tërësisht rast politik. Dihët, mirëfilli se para pak vitesh ky çmim për letërsi i’u kishte ndarë një muzikanti, Bob Dylan, i cli fillimisht refuzonte t’a mirrte, por pas një kohe mezi e bindin për ta marrë. Kishte edhe të atillë që e kishin refuzuar “çmimin Nobel”, siç ishte Jean-Paul Sartre në vitin 1964.

Por kulminacioni i tërë kësaj “mrekullie” ndodhi këtë vit me ndarjen e “Nobelit” një skizofreni nga Austria Peter Handke. Është e drejtë e çdo njeriu që të mendoi lirëshëm dhe të shkruaj lirshëm, por të solidarizohet me krime dhe gjenocid kundër njerëzimit, këtu më nuk kemi të bëjmë me bindje të lirë, por me kokë të sëmurë mendore. Për këtë njeri të tërbuar i kam shkoqitur disa tituj të medieve prestigjioze bëtërore. The Washington Post: Pse iu dha Çmimi Nobel një burri që festoi një kriminel lufte. The Guardian: Ndarja e Çmimit Nobel për Peter Handke çnderon viktimat e gjenocidit. All Gjazira: Zemërim në Bosnje dhe Kosovë mbi dhënjen e kësaj dekorate Peter Handke etj. Nuk ia vlen më shum të shkruhët për këtë figurë kontraverze.

Situata politike, në Ballkan sado kudo do të kishte mundur disi të zbutet, por fajin kryesor për kët e ka BE, me në krye Presidentin e Francës Emmanuel Macron. Aspak befasuese sepse Franca çdo herë ka qenë kundër nesh, nuk mund të anash-kalohët rasti i ndarjes së Mitrovicës nga KFORI Francez. Por, përkundrazi nga Franca Gjermania që nga pas lufta e dytë botërore çdoherë ka qenë aleate e shqiptarëve, kjo u vërtetua me Kncelaren Angela Merkel e cila hapur ishte për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Mirëpo, pas këtij dështimi do të pasojnë kriza politike të pa-parashikuara në këto dy shtete, do të krijohët një hapasirë e lirë influence poltike nga Rusia përmes dy opozitave të këtyre shteteve.

Në Maqedonin e V. Kryeministri veq po e përgadisin shtetin për zgjedhje të reja. Kjo duket normale, por nëse vjen në pushtet VMRO-DPNE e lidhur ngusht me Rusinë dhe Serbinë, për shqiptarët do të jetë një atmosferë jo e këndshme. Ngjashëm në Shqipëri opozita jashtë kuvendit me lobime nga Rusia mezi po i pretë “5 minutat” e vet , dhe pastaj dihën pasojat. Mos e dashtë Zoti po të vinin në pushtet këto opozita, na kujtohët ajo thënja e famshme e Abraham Linkolnit: “kur lapsin e kap injoranti”, “pushkën krimineli” dhe “pushtetin tradhtari”, këtu nuk ka vend për njerëz të mirë.

Arësyeja kryesore e dhënjes pro-ngociatave me BE-në, do të ishte pikërisht largimin e influencës së Rusisë nga këto shtete. Duhët të jemi të sinqertë Maqedonia e V. i ka përmbushur të gjitha obligimet që kërkohën nga BE-ja, si psh luftimi i korrupsionit, Ajo këtë e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme, i bëri disa arrestime, pastaj deshi ta arrestoi edhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski i cili në mënyrë enigmatike iku për mes Shqipërisë në Hungari. Kroacia ngjashëm  kishte vepruar para hyrjes në BE, ku paraprakisht e kishte arrestuar ish kryministrin kroat Ivo Sanader, Por BE-ja shumëfytyrëshe këtë nuk e përfilli.

Sa i përket Shqipërisë këtu është situata tejet dramatike në dy drejtime krejtësisht të kundërta. Në drejtimin e parë, prej ardhjes në pushtet të majtistëve me në krye Edi Ramën prioritet e kishin ta bëjnë një një shtet ligjor, dhe ta zhvillojnë reformën në drejtësi, për të kulmuar me Vettingun, dhe është në rrugë të mbarë ta finalizojnë këtë rrugë sa të gjatë aq edhe të vështirë. Mu për këtë BE-ja pa kushte është dashur t’ia hap negociatat.

Por duke u bazuar në të gjitha këto të mbërrime në reformën e drejtësisë, Shqipëria përballët me një opozitë të harlisur jashtë kuvendit dhe domos do ajo i arriti qëllimet veta, sepse ka vite që ajo lobon kundër shtetit të vet. Unë personalisht nuk e kam të qartë se si deputetët e opozitës në Shqipëri bëjnë veprime të tilla kundër shtetit të vet. Fajtori krysor për mos hapjen e negociatave me BE-në është pikërisht kjo opozitë jashtë kuvendit. Por, për këtë mund tyre u kujdes ti shpërblej Emmanuel Macron presidenti i Francës. Me këtë veprim Makroni mund të “kandidohët” për “çmimin Nobel”.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …