Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Politikanë e deputetë që shahen e fyhen mes veti

Lidhshmëria mes të popullit dhe institucioneve më të larta politike janë në pikën më të ulët që nga pas lufta mos edhe më gjatë. Arsye nuk ka, fajtorët mund të dihen shumë lehtë, ai është i tërë spektri politik, për fat të keç fajtor tjerë ka edhe jashtë këtij spektri. Por  fajin kryesor duhet kërkuar  te Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi. Për fat të keq nga këtu fillojnë të gjitha të këqijat e Republikës së Kosovës, për të vazhduar tatëpjetën, vështirë se gjendët diçka ku zbatohet ligji.

Në të kaluarën e largët populli nuk ka guxuar të paktën publikisht t’i kritikojë politikanët, sepse ishte në fuqi ligji për delikt verbal i cili parashihte dënime me vite burgu. Më vonë ky ligj u hoq nga kodi penal. Në botën demokratike ky etiketim bëhet sipas nevojës,dhe kur e kërkon momenti. Por në Kosovë ky etiketime është tejet i theksuar, për fat të keç i vetmi komunikim nga distanca.

Populli në pa mundësi për ti dalë mbanë me këta politikanë intrigantë të vetmin mllef e zbrazin duke i emërtuar me emra kafshësh si : lopë, qenë, kali, gomar, ujk, dhelpër, gjarpër etj, si dhe nga zvarranikët  hardhucë, zhapin etj,etj. Kurse për emërtime të tilla nuk ngecin prapa as politikanët, ku më i zëshmi ishte Isa Mustafa.

Ai me argatët e vet e nisi duke etiketuar fillimisht Albin Kurtin duke e quajtur lopa e çmendur, pastaj në koordinim me Hashim Thaqin duke përdor fjalorthin më banal si: pelë dhe fjalë të tjera që lapsi nuk i përballon dot.

Deri sa këto shprehje banale përsëriteshin thuaja në vazhdimësi,deputetë e PDK-LDK-ës jo që nuk e kundërshtonin por edhe kënaqeshin me këto etiketime dhe fyerje që u bëheshin krejt opozitës.

Mirëpo këtyre etiketime tejet primitive nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa u kundërvihet me zhdërvjelltësi dhe me një kulturë çfarë rrallë mund ta gjesh edhe te politikanët në Evropë, Jakup Krasniqi i cili jep një përkufizim të përsosur për Hashim Thaçin, për të cilin thotë, shpesh herë është më dinak se dhelpra dhe më helmues se gjarpri. Jakup Krasniqin lirishtë mundë ta konsiderojmë si politikanin më të mirë nga pas lufta, i vetmi ai e udhëhoqi kuvendin pa asnjë vërejtje. Për kryekuvendarët e tjerë nuk mundë të thuhet kurrsesi. Kurse kulminacioni arriti kur veprimtari i njohur ish avokati i popullit Sami Kurteshi, ministren e drejtësisë e kishte quajtur, lopë. Por ky krahasim i keq u prit edhe më keq nga deputetët  e PDK-LDK-së. Po ata harruan se  Petrit Selimi në përballje televizive pa fije turpi,  deputeten e  Vetëvendosjes e kishte quajtur  toshë, këtij i shkojnë për shtati krahasimet në gjuhën serbe. Këto deputete pa fije turpi heshtnin. Kjo është kur nuk logjikojnë më larg  se koka. Këto etiketime po vazhdojnë dhe as që ka shenja për një përmirësim të këtij fjalori vulgarë.

Për t’ i veçuar dështimet e keq-qeverisjes një gjë e tillë është më se e pamundur por kësaj radhe duhet ndalur tek Arsimi. Ministri i Arsimit më mirë do ishte të quhej Ministri i Edukimit, sepse nocioni edukatë është më gjerë se sa arsim. Raporti i pissas ishte tejet shqetësues, por aspak befasues. Në këto raste përgjegjësia kryesore bie tek ministri i arsimit. Gabimet janë shumë dimensionale duke filluar nga lartë si:  Akademia e shkencave e cila është në duar të LDK-së, pa mëdyshje është turpi i Kosovës. Ata të ashtu quajtur akademikë jetojnë si parazitë. Parazitët   kur futën në drunj zakonisht në Lisa të gjatë, e dëmtojnë trungun e Lisit deri në tharje. Akademia e Shkencave dhe Arteve do duhej të ishte trungu i Kosovës ata pa mëshirshëm po e thajnë këtë trung.   Sa i përket Universitetit ai është alarmante, aty ka profesor me diploma false pa asnjë punim shkencorë, të tjerë duke marrë tituj të lartë shkencor për mes internetit pa asnjë vlerë etj. Për rrjedhojë gjuha e këtyre “profesorëve” nuk dallon nga gjuha e  barinjve.

Përfundimisht politikanët e kontaktojnë popullin vetëm në fushatat para zgjedhore, kur me hipokrizi kursejnë fjalorin e sharjeve e fyerjeve…

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …