Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Vetëm Vettingu mund ta shpëtojë Shqipërinë nga opozita e harlisur për pushtet

Në gjithë botën demokratike opozita është begatia e shtetit, sepse ajo e përcjell në çdo hap pozitën. Dhe nuk heziton as pak që ta kundërshtoi, me të vetmin qëllim ta shpiejn shtetin para. Por opozita duhet të jetë tepër e vëmendshme gjatë kritikave, sepse një kritikë e pa argumentuar i kushton shtrenjët. Pra kemi një ballafaqim të ashpër pozitë-opozitë me të vetmin parim, ta zhvillojnë shtetin dhe ti shërbejnë popullit.

Në Kosovë vetëm opozita e ka luajtur rolin pozitiv, kundrejt pozitës e ngarkuar nga epshet e korrupsionit, shpesh herë i tejkalonte kompetencat kombëtare patriotike. Mirëpo disa parti opozitare, por sa kalonin në qeveri  ndërronin gëzofin sipas kohës. Rasti më i fundit ishte ai me demarkacionin, ku por sa hynë në qeveri e votuan atë, me disa arsyetime, që sipas tyre do ketë korrigjim të kufirit. Shpresojmë të jetë ashtu?.

Opozita ka një peshë të madhe për konstruktivitetin politik të një shteti. Për fat të keq kjo nuk vlen për opozitën e Shqipërisë, e cila po rrëshqet  drejtë një eskalimi skajshmërisht të rrezikshëm për shtetin. Krimi nuk njehë emër dhe titull, në Shqipëri ai gjendet në partitë opozitare tek PD dhe LSI. PD-ja e Sali Berishës ka dekada të tëra që është zhytur në ujëra të turbullta të krimit. Ato thuaja dihën nga të gjithë. Kjo parti e filloi me vandalizëm duke shkatërruar monumente historike të luftës së dytë botërore, për të vazhduar me krimet ekonomike, politike, shkatërrimin e nënës natyrë  e cila para ardhjes së Sali Berishës buzëqeshte  ndërsa tani qanë dhe e vajton, etj. Kulminacionin e krimit kjo parti e arriti në ngjarjet e vitit 1997, kur e solli shtetin buzë falimentimit. Dhe së fundmi me vandalizmin më të paskrupullt duke i vënë flakën pikave për pagesë të autostradës .

PD-ja fillimisht ishte krijuar nga disa tropojanë me në krye Sali Berishën  përkrahur nga Azem Hajdari(i ndjerë) dhe Besnik Mustafaj. Që të tre ishin puthadorë të sistemit komunist të Enver Hoxhës. Mostra më e mirë për këtë është Sali Berisha. Kurse për Kosovën shumë tropojanë dhanë kontributin e tyre të pa mohueshëm, i tillë ishte dhe është Besnik Mustafaj, i cili në kohën e komunizmit dhe pas vazhdon të kontribuoi për Kosovë. Besnik Mustafaj deri sa ishte ministër i punëve të jashtme në Qeverinë e Salës para shpalljes së pavarësisë së Kosovës ishte shprehur: nëse nuk njihet pavarësia e Kosovës, atëherë bashkimi me Shqipërinë do të jetë i pa shmangshëm. Dhe si “shpërblim” bashkë tropojani i tij Sala e largon nga qeveria. Se asnjë njeri normal nuk mund të bashkëveproi me Sali Berishën (përjashto marionetën e tij Lulzim Bashën), tamam lë përshtypje të një njeriu  pa aftë të komunikojë me të tjerët, shumë veprime të tij gjasojnë me simptome të autizmit. Për rrjedhojë as dy tropojanët e tjerë Besnik Mustafaj dhe i ndjeri Azem Hajdari nuk mundën të bëjnë me të. Kurse Azem Hajdari ishte vrarë në rrethana “misterioze”, shumë shpejtë këtë “mister” do ta zbardhë ish truproja e Sali Berishës, po ashtu tropojan,  Izet Haxhija.

Opozite e Shqipërisë kishte një shans kolosal, që ta kritikojë qeverinë, lidhur me aplikimin e pagesës në Rrugën e Kombit. Ajo në vend që ta shfrytëzojë për së mbari, zgjodhi mënyrën më të shëmtuar atë të vandalizmit, ku vetëm në Siri mund të shohësh aso skena vandale. Krimi i opozitës në Shqipëri ka këtë strukturë të kryemdhenjëve: nga LSI qifti bashkëshortor Ilir Meta dhe M.Kryemadhi të korruptuar me miliona dollarë të filmuar me pajisje digjitale, Lulzim Basha me qindra miliona dollarë në Rrugën e Kombit dhe miliarderi Sali Berisha me shumë afera. Në të gjitha shtetet demokratike këta do duhej t’i nënshtroheshin procedurave gjyqësor. Ku fjalën e fundit e thotë gjykatësi: në fjalën e tij përfundimtare i bie çekani mbi kullën e dedikuar apastafat për këtë. Vetëm gjykatësi kryesor i Vettingut do t’i dilte në ballë këtyre prijësve të opozitës, dhe do ta shpëtonte  Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …