OKB

Nën hijen e pandemisë dhe tensioneve SHBA – Kinë shënohet 75-vjetori i themelimit të Kombeve të Bashkuara

Udhëheqës nga e mbarë bota e shënuan të hënën 75-vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara. Ky përvjetor u shënua nën hijen e pandemisë së koronavirusit dhe në kohën kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po e sfidojnë efikasitetin dhe solidaritetin e organizatës me 193 vende anëtare. Tensionet e gjata mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës e arritën pikën e vlimit për shkak të pandemisë, duke e vënë në pah përpjekjen e Pekinit për ndikim më të madh shumëpalësh në një sfidë për lidershipin tradicional të Uashingtonit. Në një goditje të qartë ndaj Shteteve të Bashkuara, presidenti kinez, Xi Jinping, të hënën tha: “Asnjë shtet nuk ka të drejtë të mbizotërojë në çështjet globale, që ta kontrollojë fatin e të tjerëve ose të mbajë privilegje në zhvillim vetëm për vete. Aq më pak, askush nuk duhet të lejohet që të bëjë çfarëdo që dëshiron dhe të bëhet hegjemon, ta ngacmojë apo të bëhet shef i botës. Njëanshmëria është një fund i vdekur”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …