Brickos

RKL

RKL: Politikave antishqiptare të Serbisë duhet t’ i mbyllet çdo rrugë dhe jo t’ iu lejohet udhë e hekurudhë

Marrëveshja ekonomike e 4 shtatorit 2020, në Uashington, gjithsesi se ka hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve të ngrira dhe armiqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja nga ana politike mund të konsiderohet se është një e arritur në radhë të parë për administratën amerikane të kryetarit, Donald Trump, pastaj për Serbinë e Izraelin dhe në fund fare për Kosovën, e cila nuk mund të krenohet vetëm me faktin se kryetari i delegacionit, kryeministri, Avdullah Hoti,   ka arritur të ulet afër tavolinës së kryetarit të Shteteve të Bashkuara, duke treguar si gjithmonë përulje, dëgjueshmëri dhe gatishmëri për të nënshkruar çdo gjë që i kërkohet, madje edhe pa e lexuar paraprakisht tekstin, sepse “ne” u besojmë miqve edhe kur ata kanë bërë dhe bëjnë pazare për veten, qoftë edhe mbi kurrizin tonë.

Nuk është për të besuar se ndonjë politikan tjetër i Kosovës, qoftë i pozitës apo i opozitës do të mund të kishte vepruar ndryshe, sepse skenari i asaj marrëveshjeje dhe i të tillave si kjo rregullohet paraprakisht, ndërsa më vonë secili luan rolin e vetë. Nuk është për t’iu besuar trimave që rrahin gjokset pas betejave… Ata kanë mundur ta refuzojnë vajtjen,  në Uashington,  por jo refuzojnë marrëveshjen.

Kosova dhe populli shqiptar në përgjithësi, ka arsye t’ i besojë Amerikës, sepse vetëm asaj ia ka falur besimin dhe vetëm ajo e ka ndihmuar dhe e ka shpëtuar tri herë nga katastrofat që mund të kishin qenë me pasoja edhe më të mëdha, në vitin 1920, 1990 dhe në vitin 1999.

Kjo histori nuk ka si të harrohet, por a do të thotë kjo se përgjithmonë duhet të mbesin rob të asaj ndihme, pavarësisht kushteve dhe rrethanave të reja historike që kanë ndodhur me shpërbërjen e ish RSFJ-së dhe krijimit të gjashtë shteteve të reja në Ballkan?

Marrëveshja parasheh favore të veçanta për Serbinë, sidomos ajo e daljes në Adriatik, e cila me të drejtë mund të konsiderohet si realizim i ëndrrës shekullore serbe për dalje në det, por  për këtë marrëveshje, nëse realizohet nuk është faji vetëm i Kosovës por edhe i Shqipërisë me presionin paraprak të Francës dhe të Gjermanisë. Marrëveshja u arrit pasi Qeveria e Kosovës u detyrua t’ ia hiqte taksat mallrave të Serbisë, që ishte kushtëzimi, të cilin e kishte vendosur Serbia për rifillim të dialogut.

Delegacioni i Kosovës nuk mund të kushtëzonte me asgjë,  edhe pse për konsum të brendshëm u tha se në Uashington “shkohet” në radhë të parë për njohje reciproke  në mes  të dyja shteteve. As kjo nuk ndodhi, sepse Serbia edhe këtë e kishte kushtëzuar që në fillim, duke demonstruar hapur se nuk ulët në tavolinë të bisedimeve me Kosovën shtet, por me Prishtinën kryeqytet i një province serbe, të cilën e administron shumica myslimane,  shqiptare. Asnjë kërkesë e Serbisë nuk është refuzuar dhe nuk do të refuzohet, derisa orekset e këtij shteti xhandar të Ballkanit të mos realizohen në tërësi, për fillim në Amerikë, tani në Bashkimin  Evropian, që nuk e ka njohur as do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Rusia mbetet për fund, për jetësimin e rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

Serbia, përveç përkrahjes së  fuqishme nga Rusia, Kina dhe shtetet e tjera të botës që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ajo ka edhe përkrahjen unanime të BE-së, pse jo edhe të administratës së Trumpit e tani duket se do ta ketë edhe përkrahjen e Amerikës në përgjithësi. Në këtë raport të ri të forcave, Serbia nuk do të ndalet me kërkesat e saj dhe nuk do të ketë kush ta pengojë, sepse ne nuk përbëjmë një forcë unike kombëtare, duke qenë të ndarë në pesë  shtete, kështu sikur na ka katandisur Evropa më 1878, 1913, 1918, 1945, 1999. Shqiptarët në Ballkan kanë tre kryetarë parlamentesh, dy kryeministra, dy kryetarë shtetesh,  katër ministra të Jashtëm,  janë pjesë e tri Qeverive, janë deputetë në pesë Kuvende, por nuk bëjnë dot një faktor, “sepse për shqiptarët kështu  shkrue e ka Evropa”, të cilën vazhdojmë ta duam, ta nderojmë, ta respektojmë, ta dashurojmë me krejt qenien e nganjëherë edhe t i ankohemi, madje duke e kërcënuar edhe me këngë” Ndal Evropë… Kur dikush kujtohet ose i publikon vargjet e të Madhit Gjergj Fishta për padrejtësitë e Evropës,  jugo-shqiptarët të shajnë të fyejnë të thënë primitiv, fanatik, pro-turk, ekstremist mysliman e të tjera.

Andaj jemi kështu si jemi. Andaj na kalëron mbi supe  Serbia e Vuçiqit, jo duke kërkuar falje për krimet, por duke kërkuar edhe rrugë, territor, dalje në Adriatik, mbase edhe ndonjë port, si  në Shëngjin, ku pritet të ngihet përmendore për 400 serbë e malazezë të cilët në vitin 1914 kishin ardhur nga Amerika me një anije mbushur me armë e municion,  për ta pushtuar portin, por kishin rënë në minat e ushtarëve të Hasan Riza Pashës, mbrojtësit të Shkodrës, të cilin e kishte vrarë, Esad Pashë Toptani.

Serbia  tani do të kërkojë të ngrehë përmendore për ushtarët që janë vrarë atje gjatë Luftërave Ballkanike, ashtu sikur u ka vendosur mijëra pllaka përkujtimore e memoriale Greqia,  kriminelëve  që kishin lënë kockat në jug të Shqipërisë, në përpjekje për ta pushtuar e për ta aneksuar jugun e vendit në vitin 1940, sepse ishte pushtuar nga Italia.

Të gjitha këto kërkesa do t’ i realizojë Serbia, meqë politika jonë poltrone, pacifiste, e përçarë dhe e degdisur, nuk e ka hallin e Atdheut, por të fitores në zgjedhje pastaj të uzurpimit  të pushtetit, të ruajtjes me çdo kusht të status-quosë, të miqësisë me fqinjët, duke i dhuruar Malit të Zi 8 mijë hektarë tokë, duke i lejuar Greqisë të shtrihet 12 milje në detin e Shqipërisë sa për fillim dhe 24 në fund, duke i ndërruar tekstet e historisë e të gjeografisë së shqiptarëve ku thuhet se ka pasur dikur shqiptarë, arvanitas, suljotë  në Greqi, duke mos i lejuar  nxënësit shqiptarë në Shqipëri ta përmendin madje as emrin Çamëri. Kërkesa të tilla do të drejtojë edhe Serbia, madje ajo do të kërkojë që të hiqet nga tekstet e historisë lufta e UÇK-së dhe biografitë e të gjithë atyre  shqiptarëve që kanë luftuar kundër Jugosllavisë e Serbisë.

Dhe pse të mos veprojë kështu Serbia,  kur kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, me emrin të cilit lidhet krejt historia e luftës dhe e pas luftës  pritet të akuzohet në Gjykatën e Hagës, sepse  ka luftuar shtetin pushtues të Serbisë, ka qenë i dënuar  me burg në mungesë nga regjimi kriminal i Milosheviqit për vepër penale kundër Serbisë, së bashku me Legjendarin Adem Jashari.

Pse të mos shtypen shqiptarët kur kryetari i Shqipërisë, mbron interesat e opozitës dhe të gruas  së vetë opozitare dhe nuk përfaqëson Shtetin, por partinë e tij, madje edhe rrahë gjoks dhe me cinizëm shprehet se po e mbron kushtetutën, se kurrë nuk do të lejojë që për së treti herë të fitojë partia Socialiste, apo të fitojë shumicën, vetëm një forcë politike. Ky njeri luan rolin e kryetarit të Shtetit, i cili ka besimin e 5 për qind të  qytetarëve që e kanë votuar partinë e tij, e cila herë i hidhet të prehër PS-së, herë PD-së Pse të mos trajtohen shqiptarët si skllevër kur i pari i “luftës dhe i paqes” në Maqedoni, Ali Ahmeti thotë se bashkim kombëtar nuk do të ketë as duhet të ketë, sepse nuk lejojmë që për këtë bashkim të prishim tri shtete fqinje, Serbinë, Maqedoninë  e Malin e Zi, meqë ne do të bashkohemi kur të shkojmë në Evropë, edhe pse tokat tona nuk lëvizin nga vendi dhe nuk i dërgojmë ngarkuar mbi supe, për t’ i dërguar në Evropën virtuale, sepse  jetojmë këtu në Evropën reale.

Në kërkesat e saj Serbia do kushtëzojnë edhe heqjen e memorialëve dhe lapidarëve të luftëtarëve  shqiptarë në fshatrat apo qytetet ku jeton pakica serbe. Atyre që jetojnë me iluzione se Serbia detyrimisht do ta pranojnë Shtetin e Kosovës, këto iu duken profka e paragjykime, por kurrë Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës pa e kushtëzuar edhe me sa e sa kërkesa të tilla e të tjera si këto, sepse Vuçiqi e di se ne vazhdimisht lëshojmë pe në presionin ndërkombëtar. Me liberalizimin e vizave, Kosova i lëshon pe BE-së në çdo kërkesë të saj. Kjo është arsyeja pse qe 20 vjet shtyhet ky proces, i cili deri tani është kushtëzuar në mënyrën më cinike e më antinjerëzore, as disa evropianë e pranojnë edhe vetë, por fajin ia hedhin Francës e Holandës, dy shtete me qëndrime të njohura antishqiptare.

Të gjithë ata politikanë shqiptarë, të cilët angazhohen në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, gjithnjë me kushtëzime, pavarësisht presionit nga Amerika, BE-ja, Beogradi, Athina duhet ta kenë të qartë njëherë e përgjithmonë se po bëjnë pazare pa hanxhinë, se po ia zgjasin agoninë kombit dhe të drejtës së tij të natyrshme për bashkim,  se herët apo vonë do të ballafaqohen me pasojat e lëshimeve e pazareve  të tilla të dënueshme dhe të neveritshme.

Çdo politikan shqipfolës që    i hapë rrugë Serbisë drejt trojeve tona, çdo vasal shpirtshitur që i lëshon detin Greqisë, çdo shqipfolës që kërkon kthimin e bashkim vëllazërimit, apo krijimin e një unioni ballkanik serbo-sllavo-shqiptar, bën punën e djallit dhe vepron kundër interesit të kombit në përgjithësi. Me Serbinë duhet të ndërtojmë mure, madje më të larta se Muri Kinez, nëse dëshirojmë ta ruajmë qenien, territorin, mëvetësinë. Kinezët e mençur dikur, në pamundësi për t u përballur me racat e egra njerëzore sikur ishin mongolët, ndërtuan murin e gjatë ndarës 1200 kilometra, një vepër monumentale në historinë e qytetërimit, shembulli më unik i një populli tejet inteligjent, që pranon të derdh rrëke djersën e vetë, duke mos pranuar të dredh gjakun e bijve të vetë dhe të grupeve të egërsirave njerëzore.

Natyrisht se dikujt u duket anakronik ky propozim.

Po pse mendoj se nuk është i tillë.

Në radhë të parë, sepse serbët kanë prejardhje nga fiset e egra sllave, mongole tatare, dhe me vepër kanë treguar se janë mizorë, vrastarë barbarë, jo serbët në tërësi si popull, por krerët e tyre, pa asnjë përjashtim qysh prej shekujve kur barbarisht i pushtuan dhe i dogjën këto troje, sepse këtu i gjetën ‘kinezët” e urtë që quheshin ilirë, por nuk ishin të mençur si vëllezërit e tyre urtakë të Kinës së largët.

Sllavët e më vonë serbët kanë vrarë dhe kanë persekutuar të gjithë popujt e Ballkanit. Ata kanë vrarë në mënyrë sistematike, shqiptarët që nga mesjeta e hershme, pastaj kanë edhe turq, fra e fëmijë aq sa kanë mundur, derisa po laroheshin nga Ballkani ku e kishin mbajtur nën pushtim afër 500 vjet, kanë vrarë bullgarë, kroatë, hebrenj, rumunë, magjarë, austriakë, kanë shfarosur dojçerët në Vojvodinë  e të tjerë, meqë Evropa dhe Rusia, Serbinë  e kishin krijuar si shtet xhandar të Ballkanit për të siguruar paqen, mbi kurrizin e shqiptarëve. Murin me Serbinë mund ta vendosim edhe pa gurë, çimento e armaturë, po të kishim politikanë që interesin e kombit e vënë mbi interesin e familjes, të klanit apo partisë. Të tillë, që bëjnë shembullin e legjendarit, Adem Jashari nuk kemi, sepse te ne, “garda e tillë e vetëflijuesve” del  në sipërfaqe njëherë në 100 vjet. Por edhe kthimin prapa nuk do ta lejojmë, me asnjë çmim, edhe pse lufta do të jetë edhe më e rëndë dhe më e mundimshme, sepse përveç Serbisë duhet t i luftojmë edhe argatët e saj, sikur i kemi luftuar qysh prej vitit 1912.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …