Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, nesër vjen për vizitë zyrtare, dyditore, në Kosovë

Nënkryetari amerikan, Bajden, sot zhvillon bisedime me kryetarin, Thaçi dhe kryeministrin, Mustafa

Pas arritjes mbrëmë, në Prishtinë të nënkryetari amerikan, Xho Bajden, sot para dite ai to të takohet dhe do të bisedojë  me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Isa Mustafa. Pas takimeve do të mbahet një konferencë për medie. Ndërkohë bashkëshortja e tij, zonja Xhill do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin serb, Teodosije. Në orët e pasdites, bashkëshortët Biden së bashku me nipin dhe mbesën e tyre do të marrin pjesë në emërimin, Jozef R. “Beau” Biden, III të rrugës nacionale: Gjilan-Ferizaj, e cila tani e tutje do të mbajë emrin e djalit të ndjerë të nënkryetarit amerikan. Në këtë ceremoni të organizuar nga Qeveria e Kosovës do të mbajnë fjalime nënkryetari, Joe Biden, kryetari  Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …