Nënkryetari Fadil Nura dhe ministri Ferat Shala nënshkruan tri marrëveshje bashkëfinancimi

Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë nënshkruar tri marrëveshje bashkëfinancimi në fushën e investimeve në projektet e kanalizimit. Në emër të Komunës së Skenderajt këto marrëveshjet i ka nënshkruar nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ndërsa në emër të MMPH-së Ministri Ferat Shala. Këto marrëveshje kanë për qëllim realizimin e projketit të kanlizimit që përfshinë fshatrat Prekaz, Mikushnicë dhe Lubavec, investimi në kanalizim në qytetin e Skenderajt, si dhe fazën përfundimtare të kanalizimit në fshatin Runik. Nënkryetari Nura u shpreh shumë i kënaqur për arritjen e këtyre marrëveshjeve dhe theksoi se projketet e kanalizimeve vazhdojnë të jenë prioritet për komunën e Skenderajt. Ai më këtë rast falenderoi ministrin Shala për ofrimin e bashkëpunimit në një fushë shumë të rëndësishme siç është rrjeti i kanalizimeve, që ndikon në përmirësim në fushën e ambientit dhe të jetës së qytetarëve të Skenderajt.

Investimet në rrjetin e kanalizimit në Skenderaj janë rritur ndjeshëm dhe do të vazhdojnë të rriten edhe në muajt e ardhshëm, pasi Komuna e Skenderajt i ka vënë në prioritet investimet në këtë fushë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …