Është mbajte mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Deçan

Komuna e Deçanit  për të saten herë me radhë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme  si kundërshtim  me trajtimin e pronave të ndërmarrjeve,, APIKO ‘’dhe ,,ILIRIA’’ të cilat zë fill në vitin 1993 me kontratën mbi dhurim të ndërmarrjes ,,ILIRIA’’ dhe vendimit të vitit 1997 nga  Parlamenti i Republikës së atëhershme Serbe për të vazhduar përgjatë viteve 2000 nga vendimet diskriminuese dhe aspak të drejta të UNMIK-ut, Agjensionit  Kosovar të Mirëbesimit nga vendimet gjyqësore të pa drejta dhe çoroditësve e deri të vendimi i ndikuar politik të cilën e nxori gjykata kushtetuese. Për fat të keq që edhe sot ishte i nevojshëm reagimi institucioneve të komunë së Deçanit ndaj vendimit të Agjesionit Kosovar të Privatizimit AKP-së,  lidhur më publikimin e likuidimit të aseteve të këtyre dy ndërmarrjeve që nuk konsiston me interesat e komunës dhe të qytetarëve të saj e as të punëtoreve të ndërmarrjes. Të gjitha këto veprime të sërvuara qëllimshëm nga institucionet  të cilat janë marre më këtë qeshtje kanë bërë  që komuna e Deçanit të reagoi në vazhdimësi sepse është konsideruar dhe Konsiderohet që është ngulfatur zhvillimi ekonomik, zhvillimi i turizmit dhe është vrarë pa të drejtë perspektiva zhvillimore e qytetarëve të komunës së Deçanit.  Andaj të martën Kuvendi i Komunë së Deçanit ka nxjerrë një deklaratë e cila është votuar unanimisht nga asamblesitët. Deklaratë e hartuar nga komisioni  komunal në përbërje të ekzekutivit dhe gjitha grupeve parlamentare  që përbejnë  asamblenë komunale në Deçan.  Deklarata i është drejtuar Agjensionit Kosovar të Privatizimit(AKP-së ) dhe njëkohësisht në këtë mbledhje është nxjerr një vendim ku ritheksohet edhe një herë interesi i veçant i komunës në raport me dy ndërmarrjet,, APIKO’’ dhe,, ILIRIA’’.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …