Lutfi Haziri: Propozimi për shtim të ministrive nga 12 në 14 është tendencë për ta paraqitur LDK-në të etur për pushtet

Nënkryetari Haziri beson se të gjithë partitë politike janë bërë kundër LDK-s-ë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shfaqur besimin e tij se të gjithë partitë politike janë duke u angazhuar kundër LDK-s-ë. “Kjo tashmë po vërehet jo vetëm në këtë vit por edhe viteve të tjera, kjo për dallim ideologjish të partive të caktuara por kur vjen kundërshtia dhe fronti i përbashkët me refuzuar dhe me punuar kundër LDK-së organizohen bëhen bashkë, po shihet tash një përputhje ideologjike në hijen mes PDK-së edhe VV-së karshi LDK-së por ne gjithmonë dimë të befasojmë për të mirë kështu që ne besojmë shumë në reagimin qytetar, ngritja jonë politike dhe votuesi ka me votuar ditën e votimit në kuti dhe jo në sondazhe. Besoj që do dalim politikisht mirë, do të kemi test të vështirë sepse zgjedhjet janë të hershme, të jashtëzakonshme, ne jemi në qeveri kemi qenë në koalicion me VV-në tash jemi me të tjerët. Për këta dhjetë muaj ne kemi qeverisur dhe as nuk kemi pasur kohë me punuar shumë, me u dëshmua por kemi riparuar probleme, kemi përmirësuar dhe kemi ndikuar jashtëzakonisht shumë sidomos në raportet me partnerët ndërkombëtar” ka thënë mes tjerash nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …