Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora vazhdon të mbetet një nga kontribuuesit me të mëdha financiare në vendin tonë. Shuma që nga diaspora kanë hyrë në Kosovë gjatë vitit 2020 ka arritur në rreth 900 milion euro. Janë të shumta familjet që deklarojnë se të ardhurat kryesore të tyre janë ato që ju dërgohen nga familjarët që jetojnë e punojnë nëpër shtete anekënd botës, kryesisht në Evropë. Vlerat më të larta, sipas Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, kanë qenë në muajin maj me 104 milionë euro dhe në muajin tetor të vitit 2020, me 99.4 milionë euro. Diaspora ka kontribuar edhe në forma të tjera për mirëqenien e vendit tonë. Ata kanë dhënë rreth 700 mijë euro gjatë fillimit të pandemisë për të blerë gjërat e nevojshme dhe mandej kanë kontribuar edhe në dërgimin e 15 mijë testeve dhe 500 mijë maska për qytetarët, si dhe veshje mbrojtëse kundër COVID-19. Një kontribut tjetër i saj është edhe në krijimin e fondeve për ndërtimin e shtëpive për familjet me gjendje të rëndë ekonomike duke bërë kështu që vlera e të hyrave nga diaspora në vendin tonë të arrij në afër 1 miliard euro.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …