Sami Lushtaku

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka fare respekt për kategoritë e luftës

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk ka fare respekt për kategoritë e luftës”. Kurti “vazhdimisht i injoron veteranët si dhe familjet e tyre”. Deklarata e tij vjen në një kohë kur OVL e UÇK-së po kërkon që të përfshihen në pagën minimale. “Kurti po i injoron edhe ushtarët edhe familjet. Edhe ju edhe unë e dimë se ky nuk ka fije respekti për atë kategori që është kategoria më e rëndësishme por ai nuk e ka bërë këtë”, ka thënë Lushtaku. Për Kurtin ka kritika, por jo edhe për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë – të cilin e ka lavdëruar për vizitën te familja e Hashim Thaçit, të dielën. “E ka bërë një nderë jo vetëm familjes por gjithë atyre që janë shqiptar Aq sa kam unë informacione asnjë qeveritar nuk e ka vizituar familjen e Thaçit”, ka thënë Lushtkaku.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …