Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliun nga Komisioni i Regjistrimit të Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024), i shoqëruar nga anëtarët e këtij komisioni, me të cilët bisedoi për ecurinë e procesit të regjistrimit në Komunën e Rahovecit, për çka shprehën falënderim për mbikëqyrësit dhe regjistruesit në terren për punën dhe angazhimin e deritashëm. Në fund, bënë thirrje për të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit: REGJISTROHUNI, pasi ky është obligim ligjor që kërkon angazhimin tonë të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …