Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, priti konsullin e Kanadasë në Zagreb, znj. Shinagawa

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, priti konsullin e Kanadasë në Zagreb, znj. Shinagawa

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, priti konsullin e Kanadasë në Zagreb, znj. Shinagawa. Takimi ishte në funksion të vënies së kontakteve mes grupeve të miqësisë në parlamentet e të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë. Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti, ka pritur konsullin e Kanadasë në Zagreb, zonjën  Shinagawa, ndërsa takimi kishte për qëllim vënien e kontakteve mes grupeve të miqësisë në parlamentet e të dy vendeve. Në takim është  diskutuar edhe  për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, për kontributin e jashtëzakonshëm të Kanadasë në mbështetje të Kosovës përgjatë  dekadave, si dhe për bashkëpunimin e mëtejmë ndërparlamentar. Në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe ekonomike në vend që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit, për qasjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në raport me minoritetet, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …