Bajden takohet me Veselin dhe Mustafën ndërkohë bisedon edhe me Thaçin

Bajden takohet me Veselin dhe Mustafën ndërkohë bisedon edhe me Thaçin

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, nënkryetari amerikan, Xho Bajden është takuar me kryekuvendarin, Kadri  Veseli dhe kryeministrin, Isa  Mustafa, ndërkohë ai po takohet me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi.  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka takuar zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden. Sipas tij gjatë takimit me z. Biden, ai i ka uruar atij mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “I urova mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mikut tonë të çmuar, zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Familjes së tij. Shtetet e Bashkuara janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë tonë ka thënë, kryekuvendari, Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …