Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit, në mes të Malishevës, MMPH dhe GIZ, për grantin e performancës për mjedis të pastër

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Përfaqësuesja e GIZ-it në Kosovë, Alexandra Linden, në Prishtinë, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, për grantin e performancës për mjedis të pastër. Sipas këtij Memorandumi, Komuna për të qenë përfituese e grantit, duhet që ti plotësoj tri kritere minimale, duke filluar me: “Komuna duhet të nënshkruaj marrëveshjen tri-palëshe, Raporti i auditorit të jetë i pakualifikuar apo së paku me theksim të çështjes dhe  Komuna duhet patjetër të ketë shpenzuar buxhetin e tyre për investime kapitale deri në 75% , apo më shumë”. Kritere tjera që duhet të plotësohen janë edhe kriteret që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbeturinave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KRM “Pastërtia”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e …