Dolën nga shtypi librat: “Gjergja me Adema” dhe “Riliri i Ritrollit”, të autorit Selman Dervishi

Nesër në ambientet e Institutit Albanologjik, në orën 12.00 përurohen veprat letrare e publicistike të poetit e veprimtarit, Selman Dervishi

Nesër në ambientet e Institutit Albanologjik, në Prishtinë në orën 12.00 do të përurohen veprat letrare e publicistike të poetit e veprimtarit, Selman Dervishi

I njohur tashmë për botimin e shumë përmbledhjeve poetike dhe veprave letrare e publicistike, krijuesi nga Drenica me vendbanim, në Amerikë, Selman Dervishi, iu ka përkushtuar fatit të Atdheut, duke analizuar ngjarjet e përditshme që kanë të bëjnë me Kosovën, Iliridën, Shqipërinë, trojet shqiptare nën robëri dhe fatin e mërgatës shqiptare kudo në botë. Alfa e angazhimeve të tij është fati i shqiptarit, e kaluara e tij tragjike, e cila vazhdon të jetë edhe më tej tragjike për shkak të pazareve të liga, e aspak parimore që  po luhen nga një segment i fuqishëm i diplomacisë ndërkombëtare mbi kurriz të Kosovës, Shqipërisë dhe përgjithësisht mbi kurriz të të gjithë shqiptarëve, ku do ku ata punojnë dhe jetojnë.

I lindur dhe i rritur në Drenicën e trimërisë legjendare, i edukuar në frymën më të pastër kombëtare, i dashuruar në historinë e së kaluarës, ilire, arbëreshe, pellazge, shqiptare, Selman Dervishi thur poezi heroizmi për qëndresën shekullore shqiptare, sidomos prej Motit të Madhe të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e  deri te Epoka lavdi plote e Legjendarit Adem Jashari. Ai ka botuar dhe boton edhe  kritika të mirëfillta kundër forcave të territ, kundër forcave sllave, greke  dhe kundër tërë armiqve të shqiptarisë.

Selman Dervishi deri tani ka botuar 21 vepra kryesisht përmbledhje poetike por edhe publicistike:

 

Fluturo moj shqipe……………………………………………….2000

Epope e lirisë……………………………………………………….2001

Gëzone dritën……………………………………………………….2002

Flakë triumfi…………………………………………………………2003

Lulë-kosove………………………………………………………….2004

Kthehu përsëri………………………………………………………2005

Thërret një zog………………………………………………………2005

Shqip Shqipe……………………………………………………….. 2006

Ag pranverë…………………………………………………………. 2007

Tokë e qiell……………………………………………………………2007

Liri Kosovës…………………………………………………………..2008

Popull kombi…………………………………………………………2009

Nenë oj Loke………………………………………………………… 2009

Gjallë Shqiptaria…………………………………………………….2010

Hyje diellore…………………………………………………………. 2012

Rreze diellore…………………………………………………………2015

Riliri ritrollit…………………………………………………………..2018

Strateg-bota në anekdota I. ……………………………………..2012

Strateg-bota në anekdota II. …………………………………….2013

Strateg-bota në anekdota III. ……………………………………2016

Gjergja me Adema…………………………………………………..2018

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …