Nesër në Ferizaj do të nderohen dëshmorët e kombit Rexhep Bislimi e Kadrush Ilazi në përvjetorin e rënies heroike

Nesër në Ferizaj do të nderohen dëshmorët e kombit Rexhep Bislimi e Kadrush Ilazi në përvjetorin e rënies heroike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj njofton familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, të nderuar bashkëqytetarë/e, se në 20 vjetorin e rënies heroike të Dëshmorit të Kombit – Rexhep Bislimi dhe në 19 vjetorin e rënies heroike të Dëshmorit Kadrush Ilazi, ftoheni me datë 21.07.2018 – ora 10:00, në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj. Paraprakisht para homazheve, në ora 09:30 do të ketë homazhe para Shtatores së Heroit të Kombit Rexhep Bislimi. Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e Dëshmorëve për Liri. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …