Nesër në Ferizaj do të nderohet dëshmori i kombit Uran Tinova në përvjetorin e rënies heroike të tij

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj fton për homazhe. “Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, në ditën e rënies heroike të Dëshmorit të Kombit – Uran Tinova, ftoheni me datë: 22.10.2018, ora 10:00, në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj. Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri.  Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve! Sinqerisht, OVL-UÇK – dega Ferizaj!”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …