Brickos

Në 20-vjetoin e rënies përkujtohen dëshmorët: Azem Hamit Kastrati dhe Besim Sopa

Në Ferizaj nderohen dëshmorët e kombit ndërsa në Shtërpcë mbahet manifestimi “Krenarë me Dëshmorët e Lirisë”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj, njofton familjarët e dëshmorëve të kombit, invalidët dhe veteranët e luftës dhe bashkëqytetarët se në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Muhamet Kabashi, Qamil Osmani dhe Nazim Bakiu nesër me datë 11 maj 2019 në orën 10:00, bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj. Gjithashtu me ftesë të Organizatës së Veteranëve të UÇK–së dega në Shtërpcë, në nder të dëshmorëve të komunës së Shtërpcës, mbahet manifestimin “Krenarë me Dëshmorët e Lirisë”. Manifestimi mbahet me datën 11 maj 2019, në orën 11:00, tek Lapidari i Dëshmorëve të Lirisë – fshati Brod.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …