Të nderuara familje të dëshmorëve të kombit, familje të martirëve të kombit, invalidë, veteranë dhe qytetarë më 9 marsë 2021 shënojmë 22 vjetorin e Betejës së Kotlinës. Të kujtojmë dhe të vëmë lule pran lapidarëve të dëshmorëve: Milaim Loku dhe Emërlla Kuqi! Përshkak të situatës së rëndë shëndetësore me COVID-19 që është duke u ballafaquar krejt shteti ynë dhe krejt bota nuk do të organizojmë tubim përkujtimorë por ne si OVL-UÇK dega në Kaçanik do të vendosim lule të freskëta pranë lapidarit në Kotlinën e Qëndresës Kombëtare në orën 11.00 dhe ju ftoj të gjithëve të vini duke i respektuar masat (mbajtja e maskës dhe distancës) të nderojmë pranë lapidarit të heronjve tanë në Kotlinë të Kaçanikut! Duke nderuar heroizmin e heronjvëve të kombit dhe dëshmorëve të kombit, luftën çlirimtare dhe sakrificën e kombit tonë, nderojme vetveten, nderojmë të ardhmen tonë! – thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
QKMK, u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në pikë-kalimet kufitare me Serbinë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës që …