KEK
Fillimi / Lajmet / Nesër në Kuvendin e Kosovës mbahet “Debati shkencor” për Demarkacionin me Malin e Zi
Kuvendi i Kosoves

Nesër në Kuvendin e Kosovës mbahet “Debati shkencor” për Demarkacionin me Malin e Zi

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se “Debati shkencor për Demarkacionin” që do të mbahet nesër në ambientet e Kuvendit të Kosovës do të zgjasë më shumë se sa është planifikuar.  Është paraparë për ta marrë pjesë në diuskutim që shumë se 110 të pranishëm, të cilët kanë paraqitur kërkesa për ta marrë fjalën. Sipas këtyre burimeve, i pari para të pranishmëve do të flasë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërsa pas tij, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawi.  kryeministri Isa Mustafa nuk do të jetë fare pjesë e takimit, Përveç tij, në debat nuk do të ketë as përfaqësues nga Zyra e kryetarit, por as nga Ministria e Punëve të Jashtme. Të njëjta burime kanë shpjeguar se kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë më shumë ekspertë të saj në debat, fillimisht ishte refuzuar por më pas kryekuvendari Kadri Veseli, e kishte aprovuar  kërkesën. Nesër do të jenë në tryezë të gjithë emrat e propozuar nga ky subjekt politik. Debati për demarkacionin ishte iniciuar nga deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën e Flamurit, në qytetin e Prizrenit, u inaugurua shtatorja e bronztë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

Në Ditën e Flamurit, në qytetin e Prizrenit, u inaugurua shtatorja e bronztë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

Në qytetin e Prizrenit, u inaugurua shtatorja e bronztë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Në Ditën ...