Autoritetet në Prishtinë kanë mohuar zërat e përhapura nëpër medie për fillimin e hartimit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e punës në këtë çështje. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se Beogradi zyrtar e ka ngadalësuar gjithë procesin e dialogut, duke zvarritur zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe kanë shprehur mosbesimin e tyre në fillimin e punës së shpejtë në hartimin e statutit të Asociacionit. Nga mesi i muajit të kaluar ka pasur njoftime se kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë filluar hartimin e një statuti të Asociacionit, për ta përshpejtuar siç u tha punën në krijimin e tij në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Kosova duhet të kultivojë marrëdhënie të ngushta me administratën e kryetarit amerikan, Donald Trump
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur mbi rëndësinë e …