Nesër në Vraniq të Gjakovës nderohen katër dëshmorët e familjes Lleshi që ranë heroikisht 23 vite me parë në luftë me forcat serbe

Nesër në Vraniq të Gjakovës nderohen katër dëshmorët e familjes Lleshi që ranë heroikisht 23 vite me parë në luftë me forcat serbe

Me 7 gusht 2021 bëhen 23 vite nga luftimet e familjes Lleshi kundër forcave pushtuese serbe në Vraniq të Gjakovës. Gjatë luftimeve për mbrojtjen e familjes dhe për të thyer rrethimin e policisë dhe ushtrisë serbe ranë dëshmorë Kolë Gjon Lleshi dhe Mark Tunë Lleshi. “Me 7 Gusht i kujtojmë katër dëshmorët Lleshi: Kolën, Markun, Memën dhe Prenin. Të nderuar familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë, t’i nderojmë së bashku të rënët për liri. T’i nderojmë të rënët me punë, përkushtim dhe besnikëri ndaj vendit, t’i nderojmë familjet e Dëshmorëve, invalidët dhe luftëtarët e lirisë. Homazhet bëhen ditën e shtunë në orën 10:00 deri 11:00 te lapidari në Vraniq”, thuhet në njoftim.

 

Kontrolloni gjithashtu

IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta: Shmangni diellin dhe hidratohuni vazhdimisht

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë …