Nexhat Daci thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur orientimin e saj historik

Nexhat Daci thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur orientimin e saj historik

Faza përfundimtare e shtetësisë së Kosovës që ka të bëjë me dialogun me Serbinë, po e gjënë vendin në një moment të çorientuar politik ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur orientimin e saj historik. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, dikur pjesë e LDK-së, e quan të dhimbshme abstenimin e kësaj partie karshi dialogut, duke e vlerësuar atë pa frymën rugoviane. Mungesën e LDK-së në këtë proces, Daci e quan të paakceptueshme, e gjithë kjo sipas tij, nga apetitet e gjeneratës së re. Ai ka pritshmëri nga dy figura të LDK-së, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, që të shfrytëzojnë figurën rugoviane dhe të kthejnë këtë parti në bazën e saj. Përbërjen e ekipit negociator për dialogun Kosovë-Serbi, Daci e quan të “mrekullueshme”. Ndërsa Kosovën në këtë fazë, ai e vlerëson që është në një rrugë të shëndetshme. Rolin e kryetarit Thaçi, karshi dialogut, e krahason me zhvillim e mbrojtjes së Kosovës, duke filluar nga TMK-ja, FSK-ja dhe tani Ushtria. Sipas Dacit, asnjë nga këto procese nuk kanë kaluar pa udhëheqjen e Hashim Thaçit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …