Haradinaj - Mustafës: Në tri vitet e qeverisjes tënde janë rritur bastoret dhe kazinot, ne do t'i vëjmë nën kontroll ato

Haradinaj – Mustafës: Në tri vitet e qeverisjes tënde janë rritur bastoret dhe kazinot, ne do t’i vëjmë nën kontroll ato

Koncept dokumenti për lojërat e fatit ka ngjallur reagime të shumta, pasi i njejti është miratuar nga Qeveria ditë më parë. Dokumenti i Qeverisë për lojërat e fatit do ta bëjë Kosovën lavatriqe të parave të pista, tha lideri I LDK-së Isa Mustafa. Reagimi ndaj Mustafës, vjen nga Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj I cili ka akuzuar qeveritë e mëparshme për neglizhencë për këtë sektor, ku akuzon edhe Mustafën pasi që ai ishte kryeministër para tij. “E pash një reagim të ish kryeminsitrit Mustafa, me kujdesin më të madh më vije keq të debatojë me të sepse ai ka qenë 3 vjet në detyrë dhe në kohën e tij janë rritur bastoret dhe kazinot, jam i habitur me një çasje pse shqetësohet dikush nëse dëshirojmë t’i vendosim nën kontroll këtij biznesi, nëse dikush frikësohet se do ia mbyllim le të na tregojnë se për cilën e kanë fjalën, por nuk ka logjikë që një treg ka mbërritur kaotik, ku Qeveria dëshiron të vendos bazë ligjore, të vendos rregull ta shndërrojmë atë me pastrim parash. Kjo do të thotë se paskan pastruar para të gjithë të tjerët që kanë qenë në Qeveri para meje, sepse unë i kam gjetur kështu të zhvilluara, unë vijë pas 12 vjetëve pushtet, e i fundit ka qenë Mustafa”, ka deklaruar Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …