Nga mbledhja në mbledhje të Qeverisë vazhdon të shtyhet propozim-vendimi për projektin e Kompleksit “Adem Jashari”

Bekim Jashari thotë se Kompleksi memorial “Adem Jashari” është pa përkujdesjen e duhur institucionale

Kryetari i Skenderajt, Bekimi Jashari ka shprehur pakënaqësitë e tij për përkujdesjen e institucioneve të Kosovës ndaj kompleksi memorial “Adem Jashari”, duke thënë se janë vonuar për t’u kujdesur për këtë kompleks në Prekaz. Sipas tij, edhe investimet që janë bërë deri tani kanë qenë të pakta dhe janë kryer mbrapsht. Ai thotë se ka marrë zotime nga krerët e shtetit se do merren seriozisht me këtë monument historik. Ndërsa duke folur për qeverisjen lokale në Skenderaj, Jashari, i cili është në krye të kësaj komune, thotë se është ballafaquar me sfida të shumta për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mundësive të pakta të komunës. Por atë shpirtërisht e ka plotësuar përfundimi i disa projekteve në vitin e parë të qeverisjes së tij.  Sipas tij, brenda këtij viti komuna i ka rritur të hyrat vetjake dhe buxheti për vitin 2019 kap shumën 3 milionë e gjysmë investime kapitale. Për të parin e Skenderajt, sfidë kryesore mbetet papunësia, për të cilin edhe ka plan konkret se si do të mund ta zvogëlojë. Prioritetet kryesore për këtë vit, Jashari thotë se mbeten vazhdimi i projekteve në infrastrukturë rrugore, kanalizime, ujësjellës, arsim e shëndetësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …