Nga 14 deri më 22 nëntor Ministria për Sistem Politik, në Maqedoni, organizon Edicionin e 5-të të manifestimit, “Ditët e Alfabetit”

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga data 14 deri më datë 22 nëntor, organizojnë edicionin e V-të të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” dhe për të shënuar në mënyrë dinjitoze 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Edicioni i sivjetëm do të mbledhë në një vend Akademitë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës për të trajtuar madhështinë e kësaj ngjarje historike, për të prezantuar fakte, botime dhe ekspozita me peshë të madhe në fushën e albanologjisë si dhe shumë ngjarje të ndryshme për shtatë ditë me radhë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …